Pezullohen nga detyra 11 zyrtarë të Kadastrës së Lezhës, akuzohen për tjetërsim prone në “Ranën e Hedhun”

27 Janar 2024, 17:23Kronika TEMA
Pezullohen nga detyra 11 zyrtarë të Kadastrës së

Gjykata e Lezhës ka pezulluar nga detyra 11 zyrtare të Kadastrës në Lezhë pasi akuzohen se nuk zbatuan vendimin për një pronë në zonën e “Ranës së Hedhun”.

Bëhet fjalë për tjetërsimin e 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte, ku është dënuar me burg dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-zyrtar të tjerë.

Të pezulluarit nga detyra janë: Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi, Diljana Prenga.

2 Komente

  1. J
    JURISTI

    11 ZYRTARË TË ASHK LEZHË PEZULLOHEN NGA PUNA ME VENDIM GJYKATE Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me Vendimin penal Nr.41 datë 26.01.2024 vendosi caktimin e masës së sigurimit personal " Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik " për 11 zyrtarë të ASHK Lezhë, të cilët prej më shumë se një viti nuk kanë pranuar të ekzekutojnë një vendim të Gjykatës së Apelit Shkoder ( vendimin Nr.222 datë 28.10.2022 ) për asgjësimin e praktikave të regjistrimeve të paligjshme të disa pasurive në bregdet tek vendi i quajtur Rana e Hedhun. Kërkesa për ndjekjen penale të këtyre punonjësve të administratës shtetërore për " shpërdorim detyre " iu paraqit gjykatës nga Prokuroria Lezhë. Kjo prokurori, me shkresën Nr.273/13 datë 08.11.2022 i kishte kërkuar ASHK Lezhë ekzekutimin e vendimit të sipërpërmendur lidhur me asgjësimin e praktikave të paligjshme të regjistrimeve të pronave, për të cilat gjykatat e dy shkallëve gjetën fajtorë dhe dënuan me burgim disa zyrtarë të Bashkisë dhe Qarkut Lezhë si dhe disa qytetarë të tjerë të përfshirë në skemën kriminale të tjetërsimit të pronave. Zyra Vendore e ASHK lezhë, me shkresën Nr. 6339 datë 28.12.2022 i ka kërkuar prokurorisë lezhë " Orientime mbi mënyrën e ekzekutimit të vendimit Nr. 222. datë 28.10.2022 ". Nga aana e vet, prokuroria Lezhë, me shkresën Nr. 27/1 datë 25.01.2023 e ka orientuar dhe i ka kërkuar ZV të ASHK Lezhë, " Të bëjë asgjësimin e të gjitha praktikave të regjistrimeve të bëra mbi pasuritë shtet, të cilat ishin vënë në sekuestro preventive me vendim të Gjykatës Lezhë qysh në vitin 2017, deri në kthimin e tyre në gjendjen e mëparshme juridike " pronë shtet "". Megjithatë, punonjësit e kësaj zyre e kanë zvarritur ekzekutimin e vendimit me pretekstin se vendimi gjyqësor nuk shprehej qartë nëse duheshin kthyer në " pronë shtet " pasuritë objekt gjykimi, pasi ato sot figurojnë në emër të " blerësve " të tyre nga tjetërsuesit, megjithëse Kodi Civil ( neni 166 ) përcakton qartë se " Fituesi i një sendi, qoftë edhe në mirëbesim, nuk bëhet pronar i sendit kur ky është i vjedhur ". Madje, edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së lartë, me Vendimin e tyre Nr.1, datë 06.01.2009 e kishin përcaktuar qartë se " Thelbi i fitimit të së drejtës së pronësisë me titull të prejardhur qëndron në faktin që pronari i ri e fiton të drejtën e pronësisë mbi sendin vetëm në qoftë se tjetërsuesi është pronar i tij. Vlen parimi antik sipas të cilit askush nuk mund t'iu transferojë të tjerëve më shumë të drejta sa ka ai vetë ". Mbetet e çuditëshme dhe enigmatike se përse, edhe pas ankesës së palës së interesuar drejtuar znj. Dallëndyshe Bici ( Drejtoreshë e Përgjithëshme e ASHK-së ) qysh në qershor 2023, asgjë nuk kishte ndryshuar dhe, madje, ankuesit nuk kishin marrë as përgjigje për ankesen e bërë. Është e kuptueshme se, sikur Drejtoresh e Përgjithëshme të kishte marrë në konsideratë ankesën drejtuar asaj dhe të kishte urdhëruar vartësit e vet në ZV të ASHK-së Lezhë të plotësonin kërkesën e prokurorisë, edhe shkeljet e ligjit do të ishin ndrequr, të drejtat e qytetarëve të dëmtuar do të ishin rivendosur dhe punonjësit e ASHK-së nuk do të ndiqeshin penalisht. Me sa duket, është në mentalitetin e një pjese të administratës shtetërore të mos përfillë vendimet gjyqësore, megjithëse Neni 142 i Kushtetutës së RSH thotë se: " Organet e Shtetit janë të detyruara të ekzekutojnë vendimet gjyqësore ".

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ai qe nuk merr vesh nga juridiklleku.

      O jurist qe marrke shume vesh nga juridiklleku . Administrata dhe kushdo tjeter zbaton vendimin e gjykates ashtu sic e ka thene gjykata dhe jo ashtu sic mendon ti apo dikush qe ben shkencetarin . Nese gjykata ka vendosur asgjesimin e akteve , nuk e zbatojne 11 juristet kete vendim por arkiva . Nese gjykata ka thene te kthehet prona ne gjendjen e meparshme , ata 11 juriste nuk jane budallenj te mos e ekzekutojne kete vendim . Por ti vete nuk thua nje vendim gjykate qe te kete vendosur shprehimisht qe prona te kaloje shtet . Madje ne media u publikua nje vendim gjykate qe e ka rrezuar kerkesen e prokurorit qe prona te kaloje ne pronesi te shtetit . Nuk po i futem shkaqeve te cilat kane cuar ne dhenien e ketij vendimi , por nje gje eshte e qarte ketu . 11 punonjesit nuk kane patur vendim me te cilin ta kalonin pronen shtet . Nese do e kalonin me mendjen tende apo me mendjen e vet atehere pala tjeter do iu bente kallezim dhe do iu thonte : ore pallosha po cili vendim gjykate ju ka urdheruar juve ta kaloni pronen time shtet.Vendimin e gjykates qe thote : " Te varet jo te falet " nese nuk ka presje brenda fjalise ,si e zbaton ti ? Pra nuk e ka fajin ay qe nuk e zbaton kete vendim por e ka fajin ay qe nuk i ka vene presjen dhe ay qe kerkon te denoje ate qe nuk mund ta zbatoje kete vendim

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje