Grabitësit rrahin barbarisht të moshuarën në Korçë, e lidhin dhe i vjedhin 10 mijë euro

5 Janar 2023, 18:35Kronika TEMA

Grabitësit rrahin barbarisht të moshuarën në

Një e moshuar në fshatin Pirg të Maliqit, ka denoncuar vjedhjen e banesës. Denoncimi është bërë me 29 dhjetor të vitit që lamë pas por është bërë publik vetëm sot, pas publikimit të rastit nga Berisha.

"Më datë 29.12.2022, rreth orës 02:50, shtetasja Luljeta Hoxha, 67 vjeçe, banuese në fshatin Pirg, Maliq, ka njoftuar se një shtetas ende i paidentifikuar, i ka marrë me forcë, në banesën e saj, një shumë parash".

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më herët, Berisha publikoi në rrjetet sociale denoncimin e qytetarit dixhital, i cili shprehet se bëhet fjalë për shtetasen, Luljeta Hoxha, pensioniste.

Sipas denoncimit, 67-vjeçares, i kanë hyrë në banesë rreth orës 02:00 pas mesnate disa persona të maskuar, e kanë rrahur barbartisht, e kanë lidhur dhe i kanë grabitur 10 mijë euro. E moshuara, ndodhet ende në spital pas dhunimit nga grabitësit.

4 Komente

  1. T
    T

    Krimi.ka rene ,kshu Thot kry kok k.ri ,me falni kryeministri jone.

    Përgjigjjuni
    1. !
      !!!!

      . . . i grabiten 10 mije euro dhe jo i vjedhin 10 mije euro Ooooo gazetar.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pellazgu

        Nuk bejne grabitje Iliro-Pellazget

        Përgjigjjuni
        1. p
          ppa

          Per sa kohe te moshuarit i mbajne leket ne shtepi do jene gjithmone te rrezikuara; keshtu ndodh kudo, Itali, Greqi, SHBA etj.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje