Ambasadorja Yuri Kim shkon në SPAK, vizita e parë që pas zgjedhjes së Altin Dumanit

5 Janar 2023, 11:11Kronika TEMA

Ambasadorja Yuri Kim shkon në SPAK, vizita e parë që pas

Ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ku pritet të zhvillojë takim me kreun e ri të SPAK.

Takimi vjen tre javë pas emërimit të Altin Dumanit si kreu i SPAK dhe kjo është vizita e parë zyrtare e Kim në SPAK që prej 16 dhjetorit, ku mori pjesë edhe gjatë procesit të zgjedhjes së kreut të ri të këtij institucioni.

Dy ditë para zgjedhjes së Altin Dumanit, Kim lëshoi një tjetër mesazh duke theksuar se procesi nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të ndikuar në hetime.

 

"Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura”, u shpreh në atë kohë diplomatja amerikane në Shqipëri..

Fokusi i diskutimit mes tyre nuk është zbuluar ende, ndërsa ambasadorja pritet të takohet edhe me prokurorët e tjetër të SPAK-ut.

1 Komente

  1. d
    dumani do i japi dum

    Bjerini legenit ju se spaku eshte bere aspak dhe do vazhdoj avazin,dhe non grata e hajdutet si iliri do shtojne pasurine

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje