
Ish-drejtuesi i policisë Fatjon Softa ka folur lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt si dhe për kontrollin e policisë në familjen e tij. Sipas tij, për sa kohë nuk ka një kufomë, versioni se Martinaj është gjallë është më i besueshëm.
Ish-drejtuesi i thotë se provat e gjetura në familjen e Martinajt mund të çojnë në gjurmët e tij ose mund të zbulojnë krime të tjera.
“Për aq sa kohë që nuk ka kufomë fakti që mund të jetë gjallë është më e mundur. Nga kontrolli në banesë janë gjetur armë e maska. Ai është një person që nuk është njeri i zakonshëm, ai ka patur mbështetje, financa, ka patur informacione dhe brenda strukturave të policisë.
Kontrolli në banesë është bërë për të, pasi mundësia e fshehjes së tij është më e mundshme, por dhe për të gjetur prova të reja dhe këto mund të çojnë të gjurmët e tij, por dhe për zbardhjen e krimeve të tjera”, është shprehur Fatjon Softa.
po ça drejtues policie ka qen ky softa qe ju merni ne interviste , a jeni ne terezi ky ka qene inxhinier ne valias kur erdhi saliu ne pushtet ka punuar nja 3 a 4 vjet ne polici .informohuni njeher.
Ke te drejte zoti Softa, por as Remzi Hoxhes nuk i eshte gjetur kufoma, gjalle duhet te jete sipas llogjikes tuaj?
Nje miku im qe ka qene disa dite ne Dubai me tha se i eshte dukur nje burre si Ervis Martinaj ne hotelin "Zabeel House by Jumeirah The Greens"...