Qarkullonte me pistoletë, arrestohet i rrezikshmi i Fierit, i dënuar për vrasje

5 Janar 2023, 09:12Kronika TEMA

Qarkullonte me pistoletë, arrestohet i rrezikshmi i Fierit, i dënuar

Qarkullonte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.

Bëhet fjalë për shtetasin Shpëtim Kanda, i cili rezulton i dënuar 2 herë më parë, për vrasje dhe për vrasje të mbetur në tentativë.

“Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe 1 automjet.

Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në inteligjencën informative për një shtetas me rrezikshmëri shoqërore që mund të qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hoxhara”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Hoxharë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Sh. K., 49 vjeç, banues në Fier, i dënuar 2 herë më parë, për veprat penale “Vrasja”, “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe një krehër me municion luftarak. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonte ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

2 Komente

  1. N
    Neri

    I denuar dy here:per vrasje dhe tentative dhe nuk eshte denuar por eshte i lire.I takon qe kesaj radhe te dekurohet per trimeri se rri ne gadishmri me arme ne brez qe te vrase 3-4vete.Bravo.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatmiri

      Ky nje kokrra bq eshte qe te vret nga frika po ca taksirati kane njerzit qe ta hane prej ketij kurves

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje