"I mori jetën për një birrë", familjari rrëfen dinamikën e vrasjes së Visart Cengut në lokalin e natës

5 Janar 2023, 16:28Kronika TEMA

"I mori jetën për një birrë", familjari

Dëshmi të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi Visart Cengu, i cili u ekzekutua në lokalin Kobra City në qytetin e Prizrenit.

Personat të cilët ishin ulur në tavolinë me viktimën, miqtë e tij Arben Basha dhe Rufgen Shehu kanë zbuluar dinamikën e krimit të rëndë.

Një familjar i dy të rinjve, ka rrëfyer kronologjinë e vrasjes së 31 vjeçarit dhe plagosjes së Rufgan Shehut.

Ai tha se sherri ka nisur për pagesën e faturës dhe se 31-vjeçari u qëllua pabesisht nga mbrapa në parking, nga pronari i lokalit Dibran Hoxha, i njohur ndryshe si Kobra.

“Janë zënë për një faturë 100 Euro. Këta (tre djemtë) thoshin janë shumë. Këtu ka nisur sherri. Janë rrahur dhe ai “Kobra” doli pabesisht dhe i qëlloi.

Ata nuk kanë qëndruar në lokalin “Kobra” për darkë, por pasi janë kthyer nga darka në një tjetër lokal kanë kaluar aty dhe kanë ndaluar për të pirë një birrë.

E pimë, s’e pimë ndonjë birrë, kot këmbëngulën. Qëndruan vetëm 5 minuta. Janë ngatërruar për faturën në fund. Janë zënë brenda dhe dolën për të ikur. Më pas ai (Kobra) i qëlloi pabesisht në momentin që po iknin.

Përplasja ishte me personelin më pas “Kobra” i qëlloi te parkingu kur po iknin. Mbyllën dyert e makinës dhe tentuan të iknin, ai i ndoqi dhe i qëlloi. Nuk kanë pasur asnjë konflikt tjetër”, -tha familjari i dy personave që arritën që të shpëtonin.

4 Komente

  1. S
    Shqipetar i Jugut

    Po natyrisht. Nuk e shikoni çfare lloj kafshe është ky pronari i lokalit? Imagjinoni pronar biznesi me automatik ne dore? Keto shikohen vetem neper filmat Western, por ato jane per periudhen 1850 - 1900. Tani jemi mbas 120 vjetesh. Bota ka ecur, por truri i ketij kllufit është 100 vjet mbrapa. Surrat akinxhiu, apo avar, sepse per jeniçer nuk e pranonin ne ushtrine osmane. Jeniçeret ishin të zgjedhur. Edhe si Turk ky është funderrine, lere qe nuk është shqipetar. Ai budalli Kokedhima qe nuk linte makinën të ikte ne Himare, nuk kishte automatik të pakten. Ishte vetem budall. Ndersa ky është kriminel i lindur. Lokalin e ka edhe si baze droge, besoj e kuptoni. Gjynah ai djali kukesian. Babane e tij e njeh tere Kukësi. Erdhi djali nga Franca per t'u vrare nga nje debil.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Murgu

      Populli tregon: Babaj nisi djalin në Lushnje për një dasmë,rrugës ai dëgjoj aheng dhe u kthye për të pirë një gotë,aty gjatë një zënke kërcet pushka dhe djali e pësoj nga një plumb qorr.Kur e mori vesh i ati tha shprehjen : "Po ç'tu desh dasma në Karbunarë or bir kur unë të nisa për në Lushnje"

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tega i Pollogut

        PËRBINDËSHI me qafore Sa më dhimbset Visar fatziu që përvëloi shpirtin e prindërve. Të ndristë shpirti, o djalosh!

        Përgjigjjuni
        1. U
          USA

          DUHET TE DENOHET ME DENIM KAPITAL . KU QEN , KY PERBINDESH , TE SHKOFTE SHPIRTI NE FERR CFARE BERE KE DJALE I VETEM , DHE FERRI MOS TE PRANOFTE , POR DALSH RRUGEVE JUD , O PERBINDESH ME 40 BRIRE , PO TI DHE TJA U KISHE FALE ATE PAGESE PER BAMIRESI ., NUK ISHTE NDONJE DICKA , DHE JO PERDORE ARMEN , TU SHOFTE RRACA KU E KE DHE KU SEKE , POR TY ME TE PA DHE SURRATIN TI DUKESH QE JE PERBINDESH , PTYYYYYYY RRACE E PESHTIRE . FERRI TE PRITIT, USA

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje