‘Grupi çiftelia’, Rama: Muhamet Rrumbullakun e vendosëm me meritë

17 Shtator 2022, 17:20Kronika TEMA

‘Grupi çiftelia’, Rama: Muhamet Rrumbullakun e vendosëm

Vite më parë në media qarkulloi një foto e drejtorit aktual të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut, Tonin Vocajt, Agron Kuliçit, Nikolin Balës dhe biznesmenit Arben Frroku i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit, Dritan Lamaj.

Asokohe opozitë, mazhoranca e sotme, i vendosi këtij grupimi emrin “Grupi çiftelia”

Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati pyeti kryeministrin Rama se sa e moralshme ishte që Rrumbullaku i cili ishte gjykuar nga grupi socialist të vendosej sot në krye të Policisë së Shtetit.

Sipas kryeministrit drejtori i ri është shembulli se qeveria sot nuk përdor modelin e ndarjes “të tanët” dhe “të atyre”.

“Nuk jemi një regjim patronazhistësh siç thuhet dhe me këtë rast i përshëndes patronazhistët kudo ku janë se janë zemra e pazëvendësueshme e Partisë Socialiste, por jemi një qeveri e cila vlerëson meritën,” – u shpreh Rama.

Kryeministri tha se Rrumbullaku ka mbajtur një nga postet drejtuese më të rëndësishme në Policinë e Shtetit dhe është një nga oficerët me eksperiencën më të gjatë dhe më karrierën më profesionale në Policinë e Shtetit.

“Kështu që ato çiftelitë dhe ato daullet e risjella 10 vjet më mbrapa në skenë për arsye që unë i di, por që nuk ka rëndësi fare t’i harxhojmë kohë publikut këtu pse dhe nga kush dhe si, nuk kanë asnjë vlerë. 

Muhamet Rrumbullaku është një vlerë morale, me një integritet të padiskutueshëm deri tani nga askush, të paktën deri tani sa i përket aspektit të ndershmërisë profesionale,” – deklaroi Rama.

4 Komente

  1. R
    Remo

    Po kete tha edhe per Ilir Muten kur e beri president ,a ju kujtohet? Mahmuti eshte shok i Kuliceve dhe Frrokeve , ndyresira nen sherbim te te gjithe politikqenerise , te mengjer e te dhjathte te sumes. Nje gje nuk ka shpjeguar ky padishahu i Surrelit , perse e larguan ne ate menyre G.Nanon ky che Cucua i tij?!

    1. R
      Raimond vlonjati

      Rrumbullaku u vendos aty ne krye te Policise se di ti bjere ceftelise lol

    2. R
      Remo

      Po kete tha edhe per Ilir Muten kur e beri president ,a ju kujtohet? Mahmuti eshte shok i Kuliceve dhe Frrokeve , ndyresira nen sherbim te te gjithe politikqenerise , te mengjer e te dhjathte te sumes. Nje gje nuk ka shpjeguar ky padishahu i Surrelit , perse e larguan ne ate menyre G.Nanon ky che Cucua i tij?!

      1. a
        amerikani51

        Te dalte per hajer or Edi Rama ! Nuk e di sa do kete ndruar Met Rrumbullaku se ne pushtetin e Saliut ka qene fanatik i zjarrte dhe i pameshireshem ndaj opozitareve socialiste !? Po lodhemi me experimentet e tua qe po mbjellin mosbesim . A thua nuk kishte oficere te tjere ,besnike ndaj policise se shtetit dhe patriote te ndershem,po mban ne detyra te larta "xhaketat e kthyera ",te molepsur fund e krye me korupsion ? koha iken e nuk vjen me dhe JU me sa duket nuk po nxirni mesime nga deshtimet !

        Lini një Përgjigje