Gushti shënon rekord aksidentesh në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë

26 Gusht 2025, 15:47Kronika TEMA
Gushti shënon rekord aksidentesh në Fier, 3 viktima dhe 9 të

Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9 të plagosur rëndë.

Shkaqet kryesore të këtyre aksidenteve lidhen me shpejtësinë e lartë dhe parakalimet e gabuara

Autoritetet vendore rendisin si akset më problematike “Pushimin e Shoferit”, “ Kryqęzimin e Savrës” dhe aksin “Savër-Çermë,” “Rrethrrotullimi Savër- Ura e Kuçit, “ Kryqëzimi i Vajkanit”, “ Rrethrrotullimi i Parkut- Qëndër”, “ Qëndër-QTU” , ku kontrollet kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë me patrullë dhe shërbim të përforcuar.

Vetëm gjatë muajit gusht në qarkun e Fierit janë vendosur 6088 masa administrative, nga të cilat 4185 për shpejtësi, për parakalim të gabuar ka 416 gjoba, për përdorim alkooli 22, 122 drejtues kanë qenë pa rri sigurimi ndërsa 12 të tjerë për përdorim celular, por nuk mungojnë as shkeljet e tjera si përdorimi i automjeteve nga adoleshentët.

Edhe pse kjo periudhë shënon fundin e sezonit veror, trafiku në të gjithë qarkun e Fierit vijon të jetë tepër i rënduar prandaj edhe apeli për të gjithë përdoruesit e rrugës është i njëjtë, tregohuni të kujdesshëm dhe respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.

2 Komente

  1. E
    Emigrant i frikesuar ne atdheun e vet.

    Denim heqje patente per dy vjet, burg per perdorim makine pa patente , burg per aksident ne shkelje me dashje te rregullave ku behen vrasje. Denimet maksimale pa te drejte amnistie apo ulje denimi “ per sjellje te mire”. Nuk duan ti bejne keto rregulla e ligje se femijet e bizneseve apo deputete e zyrtare, jane me te cmendurit me makina luksose te shpejta. Marrin jete fukarenjshe sic ndodhi me dy motrat e Delvines. Edi Rama trego qe je patriot jo me fjale po me ligje kunder ketyre bastardeve ne rruge.

    Përgjigjjuni
    1. f
      filip

      Ka pa përgjegjshmëri nga drejtuesit e mjeteve këtu del dhe puna e dobët e policisë....ligjet e ndëshkimit duhet të jenë shum të rrepta,me gjith se përdorimi i celularit është i ndaluar nuk po gjen zbatim dhe këtu ligji duhet të jetë më i rreptë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje