“Hapësira ime publike”, mbi 3 mijë denoncime nga qytetarët

12 Gusht 2025, 12:46Kronika TEMA
“Hapësira ime publike”, mbi 3 mijë denoncime nga

Vetëm pak ditë pas prezantimit nga Kryeministri Edi Rama të aplikacionit më të ri digjital për denoncimin e zënieve të paligjshme të hapësirave publike, qytetarët kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke raportuar mbi 3 mijë raste.

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, institucionet përkatëse do të verifikojnë çdo raportim individualisht, me qëllim lirimin e çdo hapësire publike të zaptuar në mënyrë të jashtëligjshme.

Përmes portalit “Hapësira ime publike” qytetarët do të kenë mundësi që të denoncojnë rastet e zënies së trotuareve, ndërtimet pa leje apo shkelje të lejes, zaptime anës rrugëve kombëtare, parkingje private të paligjshme apo shkelje të tjera në dëm të pronës publike.

Ky aplikacion vjen si pjesë e një nisme më të gjerë të qeverisë për mbrojtjen e interesit publik dhe rritjen e transparencës e pjesëmarrjes qytetare në administrimin e hapësirës urbane.

1 Komente

  1. M
    Munika

    Hapesira ime publike!!! Si ide eshte mjaft e mire, por eshte e pamundur te tunden rrugacet zaptues qe kane gjet mbeshtetje ne bashki, dhe si cdo gje serjoze edhe kete po e kthejne ne humor. Ata vazhdojne te zgjerohen ne hapesirat publike, pa u bers merak, se I gjen gje.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje