Bllokimi i Focus Media Group rrezikon të lërë pa punë dhe pa të ardhura rreth 230 gazetarë e punonjës të medias, duke rrezikuar jo vetëm transmetimin e një prej zërave kryesorë informativë në vend, por edhe mjetet e jetesës së tyre.
Organizatat ndërkombëtare dhe shqiptare për lirinë e medias u bëjnë thirrje autoriteteve që të garantojnë sigurinë e gazetarëve dhe të sigurojnë shlyerjen e rrogave dhe kontributeve shoqërore, aksesin e sigurt në pajisje dhe të dhëna, si dhe të mos ndërmarrin masa hakmarrëse ndaj stafit gjatë kësaj ndërprerjeje.
Më poshtë reagimi i Rrjetit SafeJournalists:
Ne, Rrjeti SafeJournalists, partnerët e Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe organizatat shqiptare për lirinë e medias, shprehim shqetësimin e përbashkët mbi pengimin policor dhe ngjarjet pasuese që prekën Focus Media Group: News24, BalkanWeb, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe media të tjera të lidhura me të.
Në orët e para të 9 gushtit, Policia e Shtetit rrethoi ndërtesën në Tiranë ku ushtrojnë veprimtarinë këto media, ndërpreu furnizimin me energji elektrike dhe pengoi qasjen për gazetarët dhe stafin. Kjo ndaloi transmetimin televiziv të News24 në kohë reale. Sipas Focus Media Group, nuk ishte dhënë asnjë paralajmërim paraprak për ndërprerjen efektive të sinjalit të transmetimit.
Veprimi i policisë buron nga një mosmarrëveshje më e gjerë pronësie midis Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) dhe Focus Media Group mbi qiratë dhe procedurat. Megjithatë, ndërhyrja e fortë e policisë është kryer mesa duket deri tani mbi baza ligjore të paqarta dhe pa respektuar procedurën e rregullt ligjore. Në mungesë të një baze ligjore të publikuar, vendimve gjyqësorë dhe urdhrave ekzekutues, ose një afati dhe hapash të qartë për vijimin e procesit, ligjshmëria dhe proporcionaliteti i veprimit vendosen seriozisht në pikëpyetje.
Si pasojë, që nga data 9 gusht një nga transmetuesit kryesorë të lajmeve në Shqipëri në nivel kombëtar, News24, ka qenë jashtë transmetimit. Deri më 12 gusht 2025, ende nuk ka asnjë qartësi se kur do të rifillojë transmetimi, as mbi të ardhmen e gazetarëve, punonjësve të medias dhe stafit mbështetës të Focus Media Group. Kjo pasiguri minon besimin e publikut, dobëson pluralizmin dhe rrezikon të krijojë një efekt frikësues mbi lirinë e medias.
Ndikimi mbi punonjësit e medias është i menjëhershëm dhe serioz. Rreth 230 të punësuar, gazetarë, punonjës të medias dhe staf mbështetës tani përballen me rrezikun e papunësisë, ndërsa shumë prej tyre prej disa kohësh po përjetojnë vonesa në pagesat e rrogave dhe mosshlyerje të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Me ndërtesën e bllokuar dhe veprimtarinë e ndërprerë, mjetet e tyre të jetesës dhe e ardhmja e tyre profesionale janë në rrezik.
Prandaj, ne u bëjmë thirrje të përbashkët autoriteteve shqiptare që të garantojnë të drejtën e gazetarëve për të punuar, sigurinë e tyre, dhe:
Ndërkohë, ne u bëjmë thirrje pronarëve dhe drejtuesve të Focus Media Group:
Kjo nuk është thjesht një mosmarrëveshje kontraktuale. Kjo situatë ngre çështje thelbësore lidhur me respektimin e procedurave të rregullta, proporcionalitetin, lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve dhe punonjësve të medias. Të gjitha palët duhet të veprojnë shpejt, në mënyrë transparente dhe në interes të publikut për të siguruar që këto të drejta të respektohen dhe mbrohen.
Partnerët e Media Freedom Rapid Response (MFRR)
Organizata të shoqërisë civile në ShqipëriNe, Rrjeti SafeJournalists, partnerët e Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe organizatat shqiptare për lirinë e medias, shprehim shqetësimin e përbashkët mbi pengimin policor dhe ngjarjet pasuese që prekën Focus Media Group: News24, BalkanWeb, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe media të tjera të lidhura me të.
Në orët e para të 9 gushtit, Policia e Shtetit rrethoi ndërtesën në Tiranë ku ushtrojnë veprimtarinë këto media, ndërpreu furnizimin me energji elektrike dhe pengoi qasjen për gazetarët dhe stafin. Kjo ndaloi transmetimin televiziv të News24 në kohë reale. Sipas Focus Media Group, nuk ishte dhënë asnjë paralajmërim paraprak për ndërprerjen efektive të sinjalit të transmetimit.
Veprimi i policisë buron nga një mosmarrëveshje më e gjerë pronësie midis Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) dhe Focus Media Group mbi qiratë dhe procedurat. Megjithatë, ndërhyrja e fortë e policisë është kryer mesa duket deri tani mbi baza ligjore të paqarta dhe pa respektuar procedurën e rregullt ligjore. Në mungesë të një baze ligjore të publikuar, vendimve gjyqësorë dhe urdhrave ekzekutues, ose një afati dhe hapash të qartë për vijimin e procesit, ligjshmëria dhe proporcionaliteti i veprimit vendosen seriozisht në pikëpyetje.
Si pasojë, që nga data 9 gusht një nga transmetuesit kryesorë të lajmeve në Shqipëri në nivel kombëtar, News24, ka qenë jashtë transmetimit. Deri më 12 gusht 2025, ende nuk ka asnjë qartësi se kur do të rifillojë transmetimi, as mbi të ardhmen e gazetarëve, punonjësve të medias dhe stafit mbështetës të Focus Media Group. Kjo pasiguri minon besimin e publikut, dobëson pluralizmin dhe rrezikon të krijojë një efekt frikësues mbi lirinë e medias.
Ndikimi mbi punonjësit e medias është i menjëhershëm dhe serioz. Rreth 230 të punësuar, gazetarë, punonjës të medias dhe staf mbështetës tani përballen me rrezikun e papunësisë, ndërsa shumë prej tyre prej disa kohësh po përjetojnë vonesa në pagesat e rrogave dhe mosshlyerje të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Me ndërtesën e bllokuar dhe veprimtarinë e ndërprerë, mjetet e tyre të jetesës dhe e ardhmja e tyre profesionale janë në rrezik.
Prandaj, ne u bëjmë thirrje të përbashkët autoriteteve shqiptare që të garantojnë të drejtën e gazetarëve për të punuar, sigurinë e tyre, dhe:
Ndërkohë, ne u bëjmë thirrje pronarëve dhe drejtuesve të Focus Media Group:
Kjo nuk është thjesht një mosmarrëveshje kontraktuale. Kjo situatë ngre çështje thelbësore lidhur me respektimin e procedurave të rregullta, proporcionalitetin, lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve dhe punonjësve të medias. Të gjitha palët duhet të veprojnë shpejt, në mënyrë transparente dhe në interes të publikut për të siguruar që këto të drejta të respektohen dhe mbrohen.
i forte je mero qe i boton keto deklaratat qesharake
N hengshi ate qe nuk thuhet per ato qe shkruani.
Jepuni një përgjigje këtyre sharlatanëve që bëhen palë me të paligjshmit dhe kundër vendimeve të gjykatave. Thojuni të vijnë të paguajnë milionat e eurove të qirasë së papaguar dhe të shkojnë në gjykatë e t'i kërkojnë që ajo t'i marrë vendimet jo në bazë të provave, po në bazë të dëshirave të këtyre organizatave që sigurojnë fonde për të bërë zhurmë e futur hundët e tyre të ndyra në punët e drejtësisë së shteteve, të cilët ata mendojnë se i kanë vartësa në emër të lirisë për të mbrojtur çdo qelbësirë që kërkojnë liri për të vjedhur e shkelur ligjet. Thojuni këtyre zhurmaxhinjve që paguhen për të zhurmuar kundër pavarësisë së gjyqësorit të pyesin nëse paguhen në rregull nga këta pronarët e "fjalës së lirë" që i kanë punësuar jo për lajmëruar të vërtetën por për t'u bërë fresk me kosto të ulët interesavë të punëdhënësit.
Ejani ne terren,vezhgoni dokumentet,kontratat,pronesite,vendimet gjyqesore,pastaj merrni mbrojtjen ne emer te lirise se shtypit,.Mos lejoni veten te perdoreni nga nje byth oligarku i zene koke e kembe me politiken e vjeter!!
kta jane parazite njejte si kto unionet e ojq tona te gazetarve ktu qe harbojn per me qit nanji pare me mbrojt gazetart gjasme, njejte si ky pilinci qe qit brocklla bon qeveri shpall ministra e terci e versi. Fakti qe SafeJournalists nuk vje ne shqiperi ta verifikoj te verteten trego se nuk eshte organizate serioze sic pretendon.
Çudirat vetem ne albanistan ndodhin....politikanet dhe gazetaret nuk duhet te preken edhe po te shkelin ligjin kurse populli i thjeshte duhet te degjoje pordhet e ketyre lëtyrave qe e kane kaluar gjith jeten me genjeshtra e shpifje.Pollitikani shpif,vjedh,djeg prona shteterore kurse gazetari nuk humbet minuta pa transmetuar kesisoj budallalleqesh duke na bere edhe moral ndonjehere.A ka politikane dhe hazetare te vertete ne Shqiperi?????? Per mendimin tim.....JO.
Filluan shoqatat qe hane mut dhe buka marrin mundimin te vijne vete ketu e te shohin te verteten.Asnje kamel Kombëtar nuk eshte solidarizuar me Irfanin se e njohin dhe ja dine historine e ndertesesPrandaj lajmi merret me dy burime per t'u bere i besueshëm e jo vetem nga Lala apo Stafa
Po të më jepej ndonjë mundësi për të dhënë mendim për një problem të caktuar i pari dhe i fundit që do të jepja do të ishte që tju prezantohet mirë qartë dhe ligjërisht për shkeljen ligjore të New 24 dhe të pronarit të saj Irfan mavria ksaj organizate që u lodh shumë për të mbështetur këtë tv . Pastaj qeveria shqipëtare nëse ka detyrime financiare ndaj ksaj orgnizate të ndërpresë menjëherë çdo marëveshje me të duke i sqaruar mirë arësyet Pse e kam kategorik këtë qëndrim ???Sepse kur është shteti në mes për ta akuzuar duhet të kesh shumë siguri juridike ,faktike dhe informacion të saktë dhe të shumë anshëm ,meqëllim që të mos dalësh i zbuluar si organizatë apo institucion ,por as ke të drejtë që pa verifikim provash të nxjerrësh konkluzion se qeveria ka shkelur të drejtat e gazetarëve dhe po sulmohet fjala e lirë. Ore po kanë apo jo ndërgjegje profesionale këta gazetar që furnizojnë këto organizma me lajme të pa vërteta. Kuptohet që qeveria është në të drejtën e saj të kërkojë zbatimin e ligjit dhe vendimet e gjykatave dhe as i shkon në mëndje të tutet nga ca gazetaruc(e) që për të marë ca euro shesin dinjitetin profesionalizmin moralin shoqëror intelektualizmin e tyre . Po verifikojeni more gazetar një lajm ,para se ta hidhëni në efer se kjo ëshë normë gazetareske jo dëshirë .Mos mendoni se i bëni nderë Irfanit që disinformoni opoinionin brënda dhe jashtë vëndit .Përkundrazi ju e vini në një pozitë më të vështirë çobanin tuaj dhe nga ana tjetër qeverin e vini më shumë në pozitë pune dheekzigjence për të mos toleruar asnjë fije në zbatim të vendimit të gjykatave që ja kanë dhënë të drejtën qeverisë dhe jo Irfan musabellisëëëëëëMblidheni mëndjen për këtë veprim të qeverisë nuk ka kthim prapa sepse more të mjerët shegert të Irfanit nuk jemi në kushtet kur çështja është në kufitë e iterpetimit juridik dhe ka hapsirë për të bërë lëshime ligjore të pranueshme brënda kufirit të ligjit Jo more jo ajo është taksative dua e vazhdoj qiranë nuk dua ik kris bi. thën o . Irfan. Kushtet e kontratës janë të para shkruara dhe të pranuara me vulë nga të dy palët Po ju o gazetar këto gjëra as i dini as i kuptoni dhe as nuk keni aftësi juridike të gjykoni se nga anon drejtësia .. Më e papranueshme është që për tjetër kontratë veprohet dhe ju dhe Irfai një profan mostër i referohet një kontratë tjetër që nuk është objekt i vendimit të gjykatave . Pse vallë bën të pa diturin dhe keq informon opunionin ky kloun i mediave tona ? Sepse e di që e ka të humbur davanë me shtetin dhe ligjin.