Rama publikon pamje nga kantieri i Muzeut të Arteve të Bukura: Kushte moderne për ruajtjen e veprave

12 Gusht 2025, 08:21Kronika TEMA
Rama publikon pamje nga kantieri i Muzeut të Arteve të Bukura: Kushte

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura. Teksa vijojnë punimet kreu i qeverisë shprehet se do të ketë kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji.

“Mirëmëngjes dhe nga kantieri i Rilindjes së Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura, ku dita-ditës po merr formë një hapësirë e re arti, që do t’i shtojë kryeqytetit hapësira të zgjeruara për ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji, gjithçka për të mirëpritur vizitorë, kuratorë dhe artistë nga vendi dhe bota, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.

Projekti përfshin gjithashtu aksesueshmërinë me dy hyrje të reja, sistem sigurie të avancuar, shkallë emergjence dhe sisteme HVAC për ruajtjen e veprave në kushte optimale.

Lini një Përgjigje