Vijojnë flakët në Syrin e Kaltër, avion Canadair dhe helikopter në operim; situatë kritike në Finiq

12 Gusht 2025, 08:16Kronika TEMA
Vijojnë flakët në Syrin e Kaltër, avion Canadair dhe

Vatra e zjarrit në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë vijon aktive që prej ditës së djeshme.

Ndërkohë që prej orëve të para të mëngjesit të sotme për shuarjen e flakëve në Syrin e Kaltër po operojnë 1 avion Canadair dhe 1 helikopter.

Një ditë më parë u evakuuan rreth 500 turistë, ndërsa qarkullimi Muzinë-Sarandë u mbyll pasi flakët zbritën deri në rrugë.

Vatrat vijonë aktive edhe në Finiq, ku flakët kanë përfshirë disa fshate dhe kanë djegur disa banesa.

Edhe në Tepelenë në zonën e Lekëlit flakët janë përhapur me shpejtësi, pasi janë favorizuar edhe nga era e fortë.

1 Komente

  1. T
    Tirane

    Pushtetarë te çmendur, biznesmen te çemendur, Villa, resorte, makina..te gjitha superluksoz...por ja ku e lan kapacitetet e shtetit per te vepruar kunder zjarrve. Madje, po falimintojne edhe Air Albanian nderkohe qe Aeroporti i Rinasit regjistron rekordin historik në trafikun më të lartë të udhëtimeve ajrore per kete peirudhe vjetore 2025... E tmerrshme, sa me shume qe rritet qarkullimi i lekut ne vend, aq me shume rritet korrupsioni i larte shteteror dhe varferia e popullit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje