Nuk i mbijetoi dot plagëve - Ndërron jetë 15-vjeçari që u plagos në aksidentin te “Qafa e Koshovicës” në Fier

11 Gusht 2025, 19:08Kronika TEMA
Nuk i mbijetoi dot plagëve - Ndërron jetë 15-vjeçari

Një 15-vjeçar që u plagos në aksidentin rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes rreth orës 20:00.

Automjeti humbi kontrollin, u përmbys dhe mbeti i bllokuar pranë rrugës me katër persona të plagosur brenda. Nga mjeti nisi të dilte tym, duke krijuar rrezik për shpërthim.

Efektivi 26-vjeçar Klajdi Mustaj ndërhyri për nxjerrjen e personave nga automjeti i dëmtuar.

Lini një Përgjigje