Qëlluan me armë pas një parakalimi në autostradën Durrës-Tiranë, arrestohet shoferi

11 Gusht 2025, 14:50Kronika TEMA
Qëlluan me armë pas një parakalimi në autostradën

Policia e Durrësit ka arrestuar një 46-vjeçar në lidhje me ngjarjen kriminale të ndodhur më datë 3 gusht në autostradën “Durrës-Tiranë”.

Blutë e Durrësit kanë zbardhur ngjarjen kriminale ku u qëllua me armë zjarri ndaj shtetasit E. D në autostradën Durrës-Tiranë. I arrestuari është shtetasi A.D., kushëriri i autorit të ngjarjes, dhe akuzohet se ishte shofer i automjetit në momentin që ndodhi ngjarja.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në lidhje me ngjarjen e datës 03.08.2025, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh., ndaluan shtetasin A. D., 46 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj (kushëri i të shpallurit në kërkim), pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri, shtetasi E. D.

Punohet intensivisht për dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasit A. D., si dhe për kapjen e shtetasit E. D, i shpallur në kërkim”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje