Në protestën përpara godinës së News24, moderatori i emisionit LOG , Endri Xhafo, u shpreh se situata e krijuar nuk është një konflikt i shumë çështjeve, por një çështje më e madhe, e drejta e gazetarëve për të punuar të lirë për të informuar publikun pa frikë.
“Shqipëria e sotme i ngjan asaj shprehjes që i atribuohet ish-presidentit të Ugandës, Idi Amin: “Ka liri fjalë, por nuk mund të garantojë lirinë pas fjalës ” , u shpreh Xhafo.
Ai e krahasoi pamjen e bllokut të medias si një pamje në imazhin e Shqipërisë evropiane. Sipas tij, mediat e mëdha janë pasuri kombëtare, sepse janë produkt i punës së punëtorëve të gazetarëve, regjisorëve, kameramanëve, montazhierëve, teknikëve dhe artistëve.
“Kur pengohet puna e parë të medias, humb jo vetëm një televizion, por humb e gjithë shoqëria.
Moderatori kërkoi kthimin e menjëhershëm të aksesit në godinën me kontratë në fuqi, respektimin e ligjit dhe ndalimin e praktikave të mbrojtjes së bllokimit të mediave.
Fjala e plotë e Endri Xhafos: Të nderuar kolegë gazetarë, miq dhe qytetarë, Jemi sot këtu, jo thjesht për një konflikt kontratash, por për diçka shumë më të madhe: Të drejtën e profesionistëve të medias për të ushtruar zanatin e tyre për informimin e publikut pa pengesa dhe pa frikë.
Shqipëria e sotme i ngjan asaj shprehjes që i atribuohet ish-presidentit të Ugandës, Idi Amin: “Ka liri fjale, por nuk mund të garantoj lirinë pas fjalës”.
Dy ditë më parë, policia, pa një vendim gjykate dhe pa një përmbarues, ndërpreu punën e News24. Na u bllokua hyrja jo vetëm në një godinë me kontratë të përfunduar por në proces gjyqësor, por edhe në godinën tjetër, ku kontrata është e vlefshme deri në vitin 2033 dhe që nuk është pjesë e asnjë vendimi qeverie. U ndërpre energjia elektrike, madje edhe gjeneratori privat i televizionit, duke rrezikuar kësisoj pajisjet dhe duke fikur transmetimin. Kjo ka krijuar një boshllëk në peizazhin mediatik shqiptar dhe një situatë të paprecedent për ne, mbi 200 e ca punonjës të këtyre mediave, që punojmë në këto godina.
Argumenti që News24 nuk i është hequr licenca, është nul! Është nul përderisa mua nuk më lejohet aksesi në një godinë që nuk është pjesë e asnjë vendimi qeverie apo gjykate, me kontratë të rregullt deri në 2033.
I gjithë ky bllokim ndodhi në një pamje të shëmtuar, që nuk i shkon për shtat imazhit të Shqipërisë europiane, vizionit të “Shqipërisë 2030” anëtare e Bashkimit Europian.
Gjithmonë e kam menduar se mediat me impakt të gjerë publik, – siç News 24 është padyshim një i tillë, – shkojnë përtej emrit të përveçëm të pronarit. Këto lloj mediash janë pasuri kombëtare. Sepse janë vepër e përditshme e një morie gazetarësh, regjisorësh, kameramanësh, montazhierësh, teknikësh, artistësh, pra, profesionistësh, të cilët, me punën e tyre, i shërbejnë publikut. Suksesi i një institucioni të tillë është shumatore e ndërveprimit të egove individuale; impakti publik i një institucioni të tillë, është pasojë e kushteve optimale për punë! Kur ekzistojnë garancitë e kushteve optimale për punë, mund të flasim pastaj edhe për një liri relative editoriale, pra liri shprehjeje dhe opinioni, e cila, për fat të keq, është sot në një situatë të pafavorshme edhe në vende me tradita më të konsoliduara demokratike se ne. Por kjo nuk duhet të na shkurajojë.
Ndaj ne kërkojmë dhe duhet të kërkojmë gjithmonë garantimin e kushteve optimale për punë. Se kur pengohet puna e profesionistëve të medias, humb jo vetëm një televizion, por humb e gjithë shoqëria.
Kjo protestë e sotmja nuk është vetëm për të kundërshtuar një veprim policor, por edhe për të thënë se të drejtat bazike të punonjësve të medias duhet të mbrohen çdo ditë, – nga ne vetë në radhë të parë, – përpara se të arrijmë në momente si ky. Një media e lirë nuk ekziston pa gazetarë të mbrojtur në ambjentin e tyre të punës, me sigurime dhe paga korrekte për punën e tyre.
Ndaj ne kërkojmë të lejohemi të punojmë. Ne kërkojmë kthimin e menjëhershëm të aksesit në godinën me kontratë në fuqi, respektimin e ligjit dhe mbylljen e kësaj praktike të rrezikshme. Ne kërkojmë që institucionet të mos bëhen vegël e urdhrave verbalë, por të veprojnë vetëm mbi bazë të ligjit dhe të akteve të shkruara.
Ky është një test për shoqërinë tonë, por edhe për ne vetë. Dhe fatkeqësisht, vitet e fundit, teste të tilla janë bërë të shpeshta. A do të heshtim kur pengohet një redaksi të bëjë punën e saj, apo do të ngrihemi për të mbrojtur të drejtën për të punuar të lirë? A do të heshtim pse iku një konkurrent nga tregu mediatik, apo dalja në rrugë të madhe e disa qindra profesionistëve të medias nuk është gjë e mirë as për vetë konkurrencën? A do të heshtim nga inati për pronarin X të medias Y nga frika se mos prishim marrëdhënien me qeverinë, apo, dreqi e mori, mund t’i bashkohemi korit të atyre që sot protestojnë, sepse, ku i dihet, nesër mund të jemi ne që mund të na vihet dryni?
Faleminderit të gjithëve që jeni sot këtu, për të treguar se fjala e profesionistëve të medias nuk ka frikë dhe nuk mbyllet me urdhra.
qr tgjitha mediat e rames duke ia marre ne goje xhafos, ca borxhi i paskeni patur ketij sharlatani nje zot e di
Qiratë pa paguar, gjykata u thotë dilni nga godina këta na bëjnë fjalime.... paskemi qenë të lindur të përdorimi si vegla nga Irfanët ...
Po mire o Xhafo pse nuk e denoncuat asnjehere faktin qe pronari i News 24 nuk i paguente qirane shtetyt per 2 vjet rjesht a me shume dhe keto te ardhura do te kishim shkuar edhe per njerzit ne nevoje? Ja pra qe ju me mos berjen e punes tuaj keni demtuar shoqerine. Pse? Sepse jeni skllever te atij qe ju paguan dhe jo dashnore te lajmit dhe denoncimit publik. Mire jua ka thene Rama jeni kazane mbeturinash. Kete te fundit "mbeturinash" e shtova une, sepse kazani ne vetvehte eshte i dobishem edhe per plehta si ju! Hajde kput qafen tani.
Po ç'na përrallisni me këto "pengimi i punës së medias". Pse s'na thoni gjë, ku e gjen të drejtën "media" - meqë barazoni pronarin e medias me vetë median - të mos paguajë me vite detyrimet financiare sipas kontratës? Gazetarë që në emër të medias mbrojnë hajdutët, arrogantët, që me arrogancë paraqiten antishtet e antiligj. Gazetarë që katandisen si zorrë e trashë e punëdhënësve të tyre të pacipë. Turp.
Ti nuk je me gazetar,me keto qe thua je vartes i mbaruar servil i pages qe mer
As qe e can bythen njeri ne se jeni a s'jeni, sepse gjithe kohes keni qene vetem shpifesa e intrigues, ndaj mos na cani bythen, por gjeni ndonje pune me dinjitoze.
Po ti e ke kollaj mer cun se shko ke Syri ne u kry, po si tja bojn ata te tjeret po ishalla kan lone noi lek onash per ket dite qe ka cohe qe po ju vite. Dilni i here anej ka Banana King mos ka noi ven. Se Fania i don leket per cunin e vet, besoj ju kujtohet ai reportazhi si e bojte jeten.
O gazetaruci,e ke marre rrogen apo jo,po siguracionet?
E siguroi një vend si shef te TV e re e New24-ës...
Doli ky koke qepujke te llomotit.Para kini blini ambiente te tjera dhe punoni.Cfar gopin e semes kërkoni..
Ore maskara gazetar! A ka skaduar afati i kontrates per pronen X qe para tre vjetesh?! Nuk ta shet shteti dhe ti more hale kerkon ta blejshe me dhune?! Se kujt ia shet apo kujt ia fal apo kujt ia dhuron ate e din shteti , keq apo mire! Por ty shet dhe kris bythen e zhduku ! Per pidlliqet qe ben ky shtet horr ndiqe ne rruge ligjore, ti le te lire pronen X sepse s'ta ka trasheguar baba as ty e as pronarit tat! Nderssa per pronen Y qe ke kontrate deri ne 2033 pse nuk permend faktin qe s'ke paguar qerane nga kaq kohe?! Degjenerate gazetare! Detyra juaj more maskara gazetare eshte t'i trametoni popullit te verten dhe vetem te verteten , pamvarsisht se mbi kë rendon e verteta!
Bac u kry……..tani hani mune, shprehja e toke e xanun mori fund, media e lire te na rruaj bolet ne kete vape 49 grad Hajde vazhdo Gjigand pastro plehun qe ka kapluar vendin
Sharlatan .... paguani borxhin te shteti leri perallat.... Mos u fshihni pas lirise se médias ....
Kjo lloje média kazane nuk ka impact ne jeten tine . Nje kapter ushtrie ne pronar média eshte sa per te qeshur dhe qarre... Mbaroje kontrata mirupafshim ku eshte problèmi.....
O Endri, ne të gjithë e dimë se ka një vendim gjykate që ambientet duhen liruar. Po edhe nëse nuk ka vendim gjykate..... Media ësht për të edukuar popullin.... Nëse ju qëndroni në një pronë që nuk është e juaja, por e popullit, ku është shëmbulli pozitiv këtu?...... A zgjodhët me vetëdije ekonominë private? Atëherë rri tek pronat e tua.... Pra juve ju pëlqen kombinimi midis privates dhe komunistes. A klshtu nuk ka. Ti të fitosh në kurriz të pronës të përbashkët..... Përse nuk çoheni ndaj pronarit që nuk ju paguan rrogat dhe sigurimet.... . Ky pronari juaj që ndërton shtëpi e pallate për të tjerë, përse i pëlqen që biznesin e vet ta mbaj në godinën e tjetrit pa qera apo me qera simbolike..... Tani shikoni dhe reagimin e popullit. Mos gënjeni veten. 75 % e popullit mbështet veprimin e strukturave të shtetit. Hajt, mos u lodhni shumë, se kjo punë mori fund, prandaj mos vononi, montoni paisjet diku tjetër dhe vazhdoni punën, nëse pronari, kapterr Irfani, ka lekë t'ju paguajë.
Ore Xhafo,po dukesh nga syt cfar shqarthi je.Po si nuk u vjen turp qe dilni aty dhe mbroni antiligjin.Po kjo eshte e thjeshte.Te mbaroj kontrata ne 2022 shteti te mer pronen.Ti i hedh ne gjyq pa te drejt.Shteti respekton procesin gjyqesor dhe pret vendimin e formes se prere.Vendimi i apelit i jep te drejt shteti.Ti Fane hajduti dhe ju gazetare pa kulure dhe servila (jo te gjithe) cfar dreqi kerkoni Turp tu vi.E pate sa ju perkrahen .Shikoni rrogat e siguracionet o te mjere.
FAtkeqesi QE GAZETARET JANE TE DETYRUAR TE MBROJNE PADREJTESINE PER NJE RROGE TE QELBUR . Po te ishte nje qytetar qe te kishte fituar gjyqin ndaj shtetit do ngriheshin keta gazetare ? kete here shtetika te drejte dhe pike , boll u qurravitet
Pervec asaj godine, Fane kapterri ka privatizuar ne zemer te Tiranes (ish konviktin e gjuheve te huaja) duke na e bere "universitet: thone qe e ka 50 me 50 me Like floririn.... SPAK te hetoj privatizimin e atij objekti. eshte krim dhe korrupsion i madh. Sa per news 24, ka plot media te tjera jo publike ne treg dhe mungesa e news 24 eshte e paperfillshme... megjithate di qe licensen nuk ja ka heq njeri, thjesht re gjej ambjent tjeter.
Te mbash fjalime e te protestosh ne.mbeshtetje te pronarit ligj-shkeles, vetem liri fjale nuk mund te jete. Nuk ka ngelur analfabet pa e quajtur veten gazetar. Ore po per cfar ceshtje (keta gazetaret qe protestojne,) na kane informuar ne publikun drejt ne menyre te paaneshme?!!!? Te gjithe jane te varur nga pronaret, jane te gjithe ne sherbim te pronareve te mediate dhe zedhenesa te pales politike we eshte pronari.
Gje e mite per Olen se quhet rehat se eshte pushim.
O llapaqen ,ne duam ato milionat e qerasë që s'keni paguar dhe jo lakrat që grini kot ç'do ditë e që nuk ju dëgjon njeri ,BUDALLA.!