Kaos në kufirin greko-shqiptar, radha e mjeteve mbi 2 km nga vonesat greke

11 Gusht 2025, 12:29Kronika TEMA
Kaos në kufirin greko-shqiptar, radha e mjeteve mbi 2 km nga vonesat greke

Radhë dhe vonesa të gjata në kalim po shënohen në pikën kufitare greko-shqiptare të Mavromatit, ku qytetarë dhe automjete janë detyruar të presin mbi tre orë për të hyrë në Shqipëri. Radhët shtrihen deri në 2 kilometra, kryesisht në segmentin që vjen nga pala greke drejt pikës së kalimit kufitar.

Temperaturat e larta, në kulmin e ditës, po e vështirësojnë ndjeshëm situatën për udhëtarët, mes të cilëve ka familje me fëmijë, të moshuar dhe turistë, që po kthehen në vend për pushimet verore.

Në pikën kufitare të Qafë Botës, autoritetet shqiptare po punojnë me 3 sportele aktive, ndërsa pala greke operon me vetëm 2 sportele.

1 Komente

  1. h
    himarioti

    Greku tall koqet me shqipetaret dhe qeveria shqipetare qe quan aleat strategjik ne vend qe t’a quaj ndyresira strategjike qe te ruhesh nga ajo..!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje