FOTO: Përhapen flakët në Finiq, zjarri "përpin" disa banesa! Evakuohen banorët

11 Gusht 2025, 10:53Kronika TEMA
FOTO: Përhapen flakët në Finiq, zjarri "përpin"

Zjarri që nisi një javë më parë në Dhivër të Delvinës, mbrëmjen e djeshme arriti edhe në Leshnicën e Poshtme në Bashkinë e Finiqit.

Mbrëmja e së dielës ishte e vështirë, pasi situata me zjarret në këtë bashki u bë kritike.

Sipas raportimeve, flakët kanë dëmtuar disa banesa në Leshnicën e Poshtme. Fatmirësisht, banorët janë evakuuar dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Aktualisht, zjarri, i favorizuar edhe nga era e fortë, po përhapet me shpejtësi drejt Leshnicës së Sipërme.

Autoritetet dhe forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për izolimin e flakëve, por terreni i thyer po e vështirëson ndërhyrjen.

Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar disa banesa, ndërsa situata në bashkinë Finiq u përkeqësua edhe më shumë dy ditë më parë për shkak të erërave të forta.

1 Komente

  1. K
    KROI MBRETIT

    Bejni thirrje Ina Zhupes te vije ta fike zjarrin me shurre qe e hedh drejtperpjete.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje