Shiste kanabis në doza, pranga 31-vjeçarit në Elbasan

11 Gusht 2025, 13:48Kronika TEMA
Shiste kanabis në doza, pranga 31-vjeçarit në Elbasan

Një 31-vjeçar i cili shiste kanabis në doza në lagje të ndryshme të qytetit të Elbasanit ka rënë në prangat e policisë.

Gjatë kontrollit fizik blutë sekuestruan dozat e kanabisit si provë materiale.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 31 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje