Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen administratorët e 3 Exchange-ve në Elbasan

12 Gusht 2025, 10:00Kronika TEMA
Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave,

Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për administratorët e 3 Exchange-ve, pasi fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave.

Gjatë kontrollit të kryer blutë sekuestruan nga këto subjekte, rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme: euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me struktura të tjera të DVP Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, operacionin policor të koduar “The Script 2”. 

Gjatë operacionit, janë ushtruar kontrolle në subjektet për këmbimin e valutave (exchange), në qytetin e Elbasanit. Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 3 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin.  

Në përfundim të veprimeve për këto raate, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për administratorët e 3 subjekteve, shtetasit R. K., 62 vjeç, B. L., 63 vjeç, dhe A. N., 58 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj). 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

2 Komente

  1. H
    HASANI LUSHNJE

    Bandat , e veshur me petkun e policise po sulmojne bisneset. Exhanget jane bisnese te vogla familjare, Nuk bejne deklarime te te ardhurave, pasi paguajne vetem taksat e bashkise , sigurimet shoqerore dhe shendetesore. Ku sulm i policise pa urdher gjykate, per te hyre ne ambientet e brendeshme te bisneseve , duke i marre leket, eshte i paprecedent. Ne Tirane , nje grup gjoja i krimeve ne fushen ekonomike, ka grabitur me shume se 15 exchenge. Pa proces verbale sekuestroje, pa urdher gjykate, jane futur me force ne zyra, duke ju marre fondet, me pretendimin se jane nga aktivitete te jashteligjeshme. Ju beje ne dije se keta subjekte , jane te licensuara nga Banka e Shqiperise , dhe te rregjistruar ne QKB. Por keta gjoja police qe luftojne krimin, ne rastet qe pronaret e bisneseve ju kane dhene leke , i kane mbyllur letrat, dhe jua kane kthyer fondet, te tjeret qe nuk kane paguar , jane cuar ne prokurori. Eshte e paimagjinueshme qe policia te sulmoje si bande bisneset. Kjo nuk ka bere vaki as ne kohen me te keqe , te Gazidetes

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kritiku

      Lajm shume i rendesishem dhe i dobishem per informimin e publikut, por mbetet nje pyetje pa u pergjigjur. Veprohet keshtu me subjekte te tjera ekonomike? Eshte bere ndonjehere ndonje kontroll tek Kurumi, hotelet, restorantet, dyqanet e shitjes me pakise dhe atyre me shumice? Ne baze te cilit informacion u be ky kontroll? Eshte ky nje kontroll i rendomte dhe per teka te ndonje zyrtari te policise qe deshiron qe me kete te tregoje qe po punojne, por po kapin peshqit e vegjel? Kjo metode perben nje rrezik per shperdorimin e detyres se disave ne polici dhe Prokurori. Krimi finaciar duhet qe te kapet dhe denoncohet si fillim nga strukturat e finances. Ata jane te detyruar qe te kontrollojne deklarimin e parave dhe pagesat e detyrimeve ne shtet. Nese ne keto struktura punesohen njerezit e duhur qe dine si te bejne punen, krimi financiar i ka krahet e shkurter. Heret a vone dalin parregullesite. Elbasani eshte bere qender e krimit dhe paraja e krimit eshte kudo. Ne nje qytet qe as prodhohet por vetem konsumohet dhe ndertohet, nga diku vijne parate. Me duket se ketu kemi me pare me nje shperdorim te detyres nga ana e zyrtareve se sa nje hap per te luftuar krimin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje