Helmohen disa shqiptarë të Kosovës në Shëngjin, Ndreu: Janë 9! Po bëni qimen tra, standardet e ushqimit që ka Lezha si ka vend tjetër në rajon

21 Korrik 2023, 09:32Kronika TEMA

Helmohen disa shqiptarë të Kosovës në Shëngjin, Ndreu:

Disa pushues nga Kosova janë helmuar në një hotel në Shëngjin. Sipas mediave të Kosovës, shkak është bërë dezfiektimi me një material kimik.

Një reagim e ka patur edhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu i cili bëri të ditur se janë 9 persona të shtruar të spitalin e Lezhës e jo 50 siç ishte raportuar më herët.

Ndreu sqaroi shkakun e kësaj ngjarjeje, në hotelin ku kanë ndenjur turistët dhe shtoi se çdo gjë është raportuar për mënyrën se si ka ndodhur kjo ngjarje, edhe në spitalin e Lezhës. 

“Për të vërtetuar në gjurmët në gjak për të përcaktuar mikroorganizma duhet minimalisht dy javë”, theksoi Ndreu.

Më tej, ai shtoi se standardet e ushqimit që ka Lezha nuk ka asnjë vend tjetër në rajon. Në fund ai tha se mediat e bëjnë qimen tra.

Në lidhje me rastin po kryhen verifikime, ndërsa gjendja e pushuesve paraqitet e stabilizuar.

Lini një Përgjigje