Spahiu: Rrezik në veri, Kanuni i gjakmarrjes kombinohet me kodin e mafies

20 Korrik 2023, 16:50Kronika TEMA

Spahiu: Rrezik në veri, Kanuni i gjakmarrjes kombinohet me kodin e mafies

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Kanuni tashmë po kombinohet me kodin e mafies, gjë që përshkallëzon krimet dhe e bën më të vështirë parandalimin.

“Tani e ka tejkaluar dhe është përfshirë me krimin modern, që është mafia dhe mafia në tërësinë e vet ka rregulla të gjakmarrjes gjithashtu, pra gjakmarrja tradicionale shqiptare e përfshirë dhe me familjet mafioze që ekzistojnë në Shqipëri dhe me vrasjet për trafikun e drogës apo të grupeve dhe vrasjeve me pagesë, atëherë kjo e 10-fishon vështirësinë e luftës për parandalimin e gjakmarrjes në Shqipëri.


Më përpara ka qenë shumë e thjeshtë, bashkoheshin dy fise dhe pleqtë e fshatit, burrat e moçëm, bindin dy familjet, të cilat vrasja e nipit që kishte ndodhur para 15 vjetësh për vijën e ujit që vadiste misrin, me kalimin e kohës nuk ja vlente të vazhdonin luftën mes tyre. Ndërkohë sot krimi dhe ashpërsia e mafies e cila godet me pagesë, me vrasje masive, tani është sofistikuar dhe armatimi. Nuk kemi më vrasje individuale, prandaj autoritetet shqiptare janë të papërgatitur për këtë fenomen, të përshkallëzimit të krimit në Shqipëri, të përzierjes së gjakmarrjes me Kodin e Mafies,” – u shpreh Spahiu.

1 Komente

  1. N
    Neutrino

    Lerini të vriten. E bën vetë natyra seleksionimin. Si në Serengeti ku grabitqarët dhe viktimat mbajnë balancën. Malokëria duhet t'i ngrejë në çdo fshat një përmendore Enver Hoxhës dhe të falen çdo mëngjes. Ai i ruajti, u dha shkollë, i bëri të shohin botën përtej frëngjisë së kullës. Tani let të jetojnë sipas parrullës " më mirë një tmerr i pafund, apo një fund i tmerrshëm"

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje