Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregon rrezikun e madh që vjen nga bateritë e makinave, teksa bën thirrje për kujdes të shtuar në ndërrimin e tyre.
Një 13-vjeçar ndërroi jetë sot në Babrru të Tiranës, dhe paraprakisht shkak dyshohet se është bërë gazi i çliruar nga bateria e një makine që ndodhej në garazhin e shtëpisë.
Karamuço thotë se bateritë e makinës çlirojnë hidrogjen sulfuric, një gaz që është vdekjeprurrës, sidomos në hapësira të mbyllura.
"Një këshillë që shpëton jetë: Ndërrojini bateritë e makinave në ambjente të hapura dhe me ndihmën e një tekniku.
Vdekjet nga bateritë e makinave janë të rralla, por ndodhin. Një nënë me një fëmijë 3 vjeçar u asfiksuan dhe u gjetën pa shenja jete në makinë, para disa muajsh në USA. Fajtori është gazi shumë toksik i hidrogjenit sulfurik.
Në kushtet e nxehtësisë së lartë nga mbikarikimi difektoz ose nga dëmtimi i strukturës mbrojtëse të baterisë së makinës, acidi sulfurik i saj, çliron hidrogjenin sulfurik.
Ky gas është vdekjeprurës, sidomos në hapësira të mbyllura, duke dëmtuar rëndë funksionimin e aparatit respirator tek njeriu.
Ngushëllime familjes për humbjen e djalit 13 vjeçar", shkruan ai.
Kur çdo karllëk që thotë një kar botohet...
Nje bateri ben kaq dem sipas KarrMucos. Po 30 Bateri sa deme shkaktojne? Keta palaco duan dhe makina elektrike qe e kane shasine poshte vetem me bateri. Kujdes nga majinat elektrike. Jane vdekjeprirese. Karagjozet si ky karri i Mucos, nuk e kuptojne se bejne publicitet te keq per axhenden e pronareve te tyre. 50 perqind ulje nga rroga mujore Ervinit, per sabotim nga injoranca te axhendes " Green ".