Lezhë, vritet një person në Balldre. Dyshohet si hakmarrje për ekzekutimin e Ardian Nikulajt

19 Korrik 2023, 19:04Kronika TEMA
Lezhë, vritet një person në Balldre. Dyshohet si hakmarrje

Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Lezhë.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Balldre, në rrethana ende të paqarta.

Paraprakisht, dyshohet se nga të shtënat ka mbetur i vrarë Nikolin Lekstakaj, 43 vjeç. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë.

Gjithnjë sipas të dhënave të para, ngjarja dyshohet se vjen për shkaqe hasmërie. Megjithatë të dhënat janë paraprake dhe pritet që më shumë detaje të kemi në vijim.

Viktima është anëtar i fisit që prej vitesh ka qenë në hasmëri me biznesmenin e ekzekutuar në prill të këtij viti, Ardian Nikulaj.

Raportohet se viktima, Nikolin Lekstakaj është djali i Gjergj Lekstakajt.

Sipas policisë, vrasja e Nikulajt u porosit dhe u financua nga Edmond Haxhia, një i afërm i familjes Lekstakaj me të cilën Nikulaj ishte në gjakmarrje që prej vitit 1996.

2 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Kishin kaluar vec pak 24 oresha pa dufeke, hanxhare a dhinamiti mes birazeresh turkoshqipfoles dhe ja lajmi i rradhes..... allah uakbar

    Përgjigjjuni
    1. I
      Imami

      Tourkofagos, me mire sunit i bardhe se kaurr i zi si ju evgjitet hellene.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje