U gjet i pajetë në garazh, zbardhen detaje tronditëse nga vdekja e 13-vjeçarit në Babrru

19 Korrik 2023, 18:32Kronika TEMA
U gjet i pajetë në garazh, zbardhen detaje tronditëse nga vdekja

Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar në lidhje me vdekjen e 13-vjeçarit në Babrru të Tiranës, i cili u gjet i pajetë, sipas policisë, brenda një automjeti.

Mësohet se, i mituri ka qenë bashkë me të atin sepse ngjitur me banesën kanë edhe një servis makinash.

Mjeti ishte i prishur dhe nga hetimet paraprake dyshohet se është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës apo ndonjë reaksion baterie, pasi sipas të atit ishin duke hequr baterinë e mjetit.

“Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç. 

Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia”, bën me dije Policia.

5 Komente

  1. Q
    Qytetar

    Ftohen gjitholloget e komenteve harbute te na tregojne se si hiqen baterite nga makina.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Besnik

      Nese ka ndezur makinen ne garazh, emetohet monoksid karboni, teper toksik. Perqendrimi mund te arrij deri vdekjeprures. Po qe i mbyllur garazhi edhe dioksidi karbonit do shkaktonte asfiksi.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Nuk eshte i besueshem ky knkluzion i policis.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Er

          Bateritë, kur makina është e fikur nuk emetojnë asgjë.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Realisti

            Bateria nuk hiqet kur makina është duke punuar. Dmth djaloshi ka vdekur nga monoxidi I karbonit. Të tjerat ti shikojë policia.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje