Sekuestrohen 152 çadra dhe 412 shezlongë pa leje në Ksamil

19 Korrik 2023, 14:30Kronika TEMA

Sekuestrohen 152 çadra dhe 412 shezlongë  pa leje në Ksamil

152 çadra dhe 412 shezlongë që ishin vendosur pa leje në plazhin Pema e Thatë në Ksamil janë sekuestruar. Nën hetim janë vënë 2 administratorë të cilët zaptuan pa leje hapësirën publike në plazh duke vënë çadrat dhe shezlongët.

‘Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarande, faza e tretë e këtij operacioni, në Ksamil. Gjatë kësaj faze janë sekuestruar 152 çadra dhe 412 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme në plazhin “Pema e Thatë”, Ksamil.     

Procedohen penalisht 2 shtetas që kishin zënë hapësirën publike duke vënë çadrat dhe shezlongët në mënyrë të paligjshme dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Plazh i lirë", i nisur disa ditë më parë, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe, kanë ushtruar kontrolle në zonat bregdetare të Sarandës.

Si rezultat i fazës së tretë të këtij operacioni, në plazhin “Pema e Thatë”, Ksamil, janë sekuestruar 152 çadra dhe 412 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.  

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. I., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe Gj. I., 59 vjeçe, banuese në fshatin Gjashtë, Sarandë.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.  Operacioni “Plazh i lirë” vijon.’- njofton policia.

 

1 Komente

  1. v
    viron

    Po kur u vendosen keto cadra e shezllone si nuk i pa njeri apo kane mbyllur njerin sy dhe ka mare ndonje dore leke.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje