Dhuna për guroren në Krujë, policia zbarkon në banesën e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja

19 Korrik 2023, 11:09Kronika TEMA
Dhuna për guroren në Krujë, policia zbarkon në banesën

Policia e Shtetit ka zbarkuar në banesën e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja për gjetjen e 6 personave të shpallur në kërkim për dhunën ndaj dy kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja.

Mësohet se pas përfundimit të procedurave të lënies së mandatit të deputetit, policia bëri kontroll me vendim gjykate.

Brenda banesës së Rrahman Rrajës nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme, por as personat e shpallur në kërkim, djali Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta. 

Në vijim, policia ka kryer edhe kontrolle të tjera për arrestimin e tyre, por asnjëri nuk është lokalizuar.

Aktualisht të gjithë figurojnë brenda vendit, por kjo nuk e përjashton mundësinë e një largimi në mënyrë të jashtëligjshme.

1 Komente

  1. a
    american16al

    Keto lajme jane banale dhe rutine e zakonshme per informacion; Policia beri kontroll ne shtepine e te akuzuarit dhe s’u gjend asgje, personi eshte ne drejtim te panjohur…!!!!!! Perse policia bene kontrolle kur nuk ka informacionin e nevojshem qe mos te dale bllof dhe te duken si langaraqe..!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje