Grushtoi Sali Berishën në rrugë, Gjykata pushon çështjen ndaj Gerti Shehut: Do shtrohet në psikiatri

20 Korrik 2023, 11:27Kronika TEMA
Grushtoi Sali Berishën në rrugë, Gjykata pushon

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj Gerti Shehut, i cili më 6 dhjetor 2022 goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës në Tiranë.

Gjyqtari ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj Gert Shehut dhe shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik, pasi nga ekspertizave rezultoi i papërgjegjshëm.

Ngjarja ndodhi më 6 dhjetor në protestën e opozitës, në një ditë kur edhe në Tiranë zhvillohej samiti i vendeve të BE.

Teksa Berisha po marshonte në bulevard së bashku me Ilir Metën dhe qytetarë të tjerë, Gerti Shehu u afrua dhe qëlloi me grusht Sali Berishën, duke e rrëzuar në tokë.

1 Komente

  1. v
    visi

    Nje i cmendur goditi nje te cmendur.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje