
Nikoll Sherrniku, 28-vjeç, i arrestuar sot nga policia e Lezhës gati të kryente një atentat sipas të gjitha gjasave ka një lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa javë më parë kur u vranë 3 vite në Fushë-Krujë.
Sherrniku është i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish-efektivit Xhuliano Prela dhe shok i Brilant Martinajt, i cili u vra në atentatin e mbikalimit të Fushë Krujës. Madje edhe Martinaj ka qenë i akuzuar më parë për vrasjen e ish-efektivit.
Nuk dihet nëse Nikoll Sherrniku ishte gati të kryente ndonjë atentat në lidhje me eliminimin e shumë prej njerëzve të Ervis Martinajt apo jo? Por siç duket përplasje mes bandave në këtë zonë të Shqipërisë vijon.
Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikovi mesditën e 17 korrikut në makinën Volkswagen Passat, me të cilën po lëviznin drejt Laçit.
Nga breshëria e plumbave makina mori flakë dhe për pasojë prej tyre u shkrumbuan. Vetëm Vata mundi të dalë nga makina, por agresorët u rikthyen sërish dhe u siguruan të vdiste.
Po punohet me anë të digitalisationit që krime të tilla t'ju vijë fundi, pak nga vetdija, pak nga kontrolli dhe pak nga përmirsimi nivelit të jetesës.
"Keshilltari..........."! Ti me siguri je "Detar" i vjeter. Per punet e "kronikes", ja kalon edhe A Hoxhes dhe Klodjana Lales.
"Nervoze dhe te idhet" - ka thone Mol Kadareja per maloket.
Malokëria flet vetëm gjuhën e dhunës...eshte gjenetike.