
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar se agjenti i Forcave Operacionale, Jeton Lami kishte shumë pak muaj që shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj. Në studion e ABC, duke diskutuar mbi fatin e Martinajt, Hoxha tha se Lami e shoqëronte prej janarit të këtij viti.
“Afganistan. Një skuadër Elitë, dhe plus 20 nga policia më të mirët. Tek kjo 100 persona, ky personi Jeton Lami ishte i përzgjedhur nga policia dhe kjo skuadër u ngrit për të kapur bosët e krimit të organizuar.
Jeton Lami ishte shoqëruesi tij. Nuk ka shumë kohë ky person që e shoqëron. Që nga janari që është kaq afër me Martinajn. Para rij kanë qenë persona të tjerë”, tha ai.
Zhdukja e Ervis Martinajt dhe thashethemet se mund të jetë ekzekutuar, sipas gazetarit ka gëzuar shumë njerëz të rëndësishëm në vend.
“Në momentin që ka filluar të qarkullojë thashethemi se i ka ndodhur diçka. Në këtë vend ka pasur shumë njerëz që kanë fërkuar duart dhe kanë marrë frymë thellë. Nuk kanë qenë vetëm kundërshtarë.
Kanë qenë personazhe nga më të rëndësishëm, që nga elita politike, biznesi. Shumë njerëz kanë marrë frymë të liruar. Në ditët e para telefonat nuk na pushonin. Doni të dinin cili ishte fati i Ervis Martinajt”, tha Hoxha.
Gazetari thotë më tej se kjo histori do të vijojë të mbetet me enigma dhe në kuadrin e një legjende, nëse shteti nuk reagon. Hoxha thekson se Ervis Martinaj nuk është personazh i zakonshëm.
“Çfarë ka ndodhur? Kjo histori do të vazhdojë dhe do të jetë në kuadrin e një legjende deri sa shteti të reagojë. S’mund të merret një prokurori rrethi me këtë. Duhet të merret SPAK.
Çfarë do që të ketë dëgjuar Jeton Lami, nuk di as 1% të asaj që ka në telefon Martinaj. Më rezulton aksioner në tre banka të nivelit të dytë. Nuk është personazh nga ata që jemi mësuar.
Nuk është bos krimi me dorën e vet. Nuk ka bërë asgjë vetë. Ishte më tepër një organizator, ideoi një strukturë. Ndryshe nga bosët, ai ishte shumë showmen. Ishte shumë i dukshëm në publik. Mund ta gjeje atë në lokalet kryesore të kryeqytetit, duke financuar koncerte, sportistë.
Po të hapje televizionin, reklamat në stadium kishin emrat e kompanive të tij. Në kampionatin e 2018 ishte sponsori kryesor i medias. Ishte ndryshe nga ajo çfarë kishim parë”, tha gazetari.
Artan Hoxha dhe ajo laraska e "24" japin gjithmone lajme sensacionale (te sajuara) qe jane te pamundura te verifikohen. Veç te tjerash eshte çudi e madhe qe ndodhen gjithmone aty ku ndodh ngjarja !
Ky koktuli Arjan Hoxha dhe ajo e shpifura e News24 flasin shume dhe nuk thone asgje. E kane profesion fshataret. Me kete hane buke
Ai ka qene ne kerkim ,kur e paske ditur ti ( shpifes) qe ka nje muaj qe eshte shoqeruar me iksin ,pse nuk ke lajmeruar policine ? ti mor shpifes bashke me ate surat kalin Klodiana Lala , flisni dhe sajoni mbas ngjarjeve ,boll me se na cate trapin te dy ju funderina ( kazanesh )
Prape,ti o bulldog! Je kampion ne fantazine dhe intrigat larg te vertetes! Me kujtohet qendrimi qe,mbajte ndaj familjes Konomi, me rastin e aksidentit tek rruga e Kavjes,ku per pak sa nuk u shua nje famlje me vajzen 3 muajshe dhe komentove nje mal me genjeshtra! Kuptohe qe nuk te besojne nje pjese e mire e njerezve nuk te besojne.
Tanoooo, kujdes, se këtë Martinajn e kan fshehur ustallarët, për ta nxjerrë dëshmitar kur t'i vijë ora, kundër Salush Bërrishës, dhe ca topeve si puna jote, si ajo surrat mushka, që bashkpunoni me mafjen oridinere dhe atë të drejtësisë...Kujdes Tano, se kam të dhëna të sakta, edhe nga spiuni diçital i Bërrit...do ta hash me kaq yrysht që ke marrë...
S’ja ka nda hisen korrekt Ilir Metes, ska ka pague hakun burrnisht, Iliri e din ku e kan hanger qet ket tipin/:
O Tyc Hoxha ! Thua do them dhe asgje nuk thua ! Na hengeshit mutin me aludime ! SPAK-u te merret vetem me dy Dosje si fillim : Dosjen e Sali krye kriminelit dhe Dosjen e Like Floririt dhe e ka jus- tifikuar tere punen e tij disa vjecare ! Sepse cdo gje we ndodh ne Shqiperi prapa qendrojne duart e zeza te Sali Berishes dhe Ilir Me- tes ! Pritni kokat ketyre dy gjarperinjeve dhe Shqiperia do te bjere ne qetesi, ndryshe do te kemi gjuthemone rremuje, anarki, krime, hajni, sabotime ……Nje mije te zezat…….!
Ortak Ka pasur Zenin te lojerat e fatit. Dihet nga te gjithe.