Humbën në ‘Gjirin e Gramës’, policia shpëton dy turistët kanadezë

18 Maj 2025, 10:43Kronika TEMA
Humbën në ‘Gjirin e Gramës’, policia shpëton dy

Dy turistë kanadezë që kishin humbur rrugën gjatë një ecjeje në Karaburun janë shpëtuar mbrëmjen e djeshme nga Policia Kufitare e Dhërmiut, pas një operacioni kërkim-shpëtimi në kushte të vështira.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, kur salla operative e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë mori njoftimin se dy shtetas të huaj ishin ndarë nga grupi i tyre dhe kishin humbur orientimin në zonën malore pranë Gjirit të Gramës.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, salla operative e DVKM Vlorë është njoftuar se dy shtetas kanadezë, të ndarë nga grupi i tyre gjatë një ecjeje në zonën e Karaburunit, kishin humbur orientimin dhe nuk dinin të ktheheshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizuan shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, të cilët u nisën me mjet lundrues drejt Gjirit të Gramës.

Pas mbërritjes, efektivët e Policisë vijuan kërkimet në këmbë, në terrenin e vështirë malor dhe në kushte të errësirës, duke bërë të mundur, rreth orës 24:00, lokalizimin dhe gjetjen e dy turistëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët u shoqëruan në Gjirin e Gramës dhe iu bashkuan grupit të tyre, ndërsa falënderuan shërbimet e Policisë së Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare e Vlorës mbetet e angazhuar për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe vizitorëve, në çdo cep të territorit.

1 Komente

  1. P
    Pet.

    sa keq qe nuk dine te perdorin Goggle Maps, Apo mos ishin lodhur dhe deshen nje xhiro te pagiuar nga buxheti.Mendoj qe po abuzojne me padijen tone.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje