Hyn në minierën e Martaneshit për të kontrolluar punimet, humb jetën administratori! Disa të shoqëruar

4 Nëntor 2025, 11:20Kronika TEMA
Hyn në minierën e Martaneshit për të kontrolluar punimet,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në një minierë në zonën e Theknës në Martanesh ku administratori i këtij subjekti ka ndërruar jetë.

62-vjeçari Sulejman Kurti, shkoi për të kontrolluar punën në minierë teksa në rrethana ende të paqarta është aksidentuar dhe si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar në polici disa persona të stafit drejtues dhe teknik me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Bulqizë / Informacion paraprak

Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes”, njofton policia.

Lini një Përgjigje