I akuzuar për tentativë vrasje dhe drogë, arrestohet në Tiranë kreu i organizatës kriminale

24 Maj 2025, 10:37Kronika TEMA
I akuzuar për tentativë vrasje dhe drogë, arrestohet në

Një 44-vjeçar turk është arrestuar në Tiranë, pasi ishte vendosur në kërkim ndërkombëtar nga Turqia.

Ai akuzohet për disa vepra të rënda penale, një prej tyre tentativë për vrasje.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se i arrestuari ishte kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës në Turqi, ku edhe ishte akuzuar nga 2 autoritete atje.

Policia bën të ditur se arrestimi i këtij shtetasi është kryer me qëllim ekstradimin në Turqi.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Multiple”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.

I akuzuar nga 2 autoritete në Turqi, për disa vepra të rënda penale, ndër to tentativë vrasjeje, kapet në Tiranë, kreu i një organizate kriminale.

Si rezultat i punës operacionale profesionale dhe të mirorganizuar të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, si dhe i bashkëpunimit të ngushtë me homologët turq, u finalizua operacioni policor i koduar “Multiple”.

Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, U. O., 44 vjeç.

-Prokuroria e Izmirit i ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi akuza për veprat penale: tentativë vrasjeje, krijim të organizatës kriminale për falsifikim të dokumenteve dhe heqje të paligjshme të lirisë.

-Gjykata e Lartë e Karsiyakës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Turqi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 44-vjeçarit. 

Lini një Përgjigje