Një 66-vjeçari, i arrestuar pak ditë më parë për prodhim, kultivim e shitje narkotikësh, i janë gjetur në banesë 1 pistoletë, pjesë armësh zjarri e gjahu si dhe municion luftarak.
Policia thotë se, bazuar në hetimin në vijim, ushtroi kontrolle pas arrestimit të tij më 6 shtator, ku në bodrumin e banesës u gjetën arma dhe pjesët e tjera.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar në informacione të siguruara nga një hetim në vijim, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit P. Ç., 66 vjeç, i arrestuar më datë 06.09.2025, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Gjatë kontrollit, janë gjetur të fshehura në bodrumin e banesës dhe janë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, pjesë armësh zjarri dhe armësh gjahu dhe municion luftarak", njofton policia.
sa arme ju gjeten ?! Turp per policine qe zbaton urdhera te tille para Urdherit Te Arrestohet Fate Gerdeci. Dhe Xen it