Masakra me 2 të vrarë në Shkodër, Erogen Vaso: Nuk i kam borxh askujt, nuk e njoh autorin

11 Shtator 2025, 10:19Kronika TEMA
Masakra me 2 të vrarë në Shkodër, Erogen Vaso: Nuk i kam

Erogen Vaso (Brajoviç) ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e rëndë kriminale ndodhur në Shkodër, ku humbën jetën dy miqtë e tij, ndërsa ai dhe një kameriere e lokalit ku ndodheshin, mbetën të plagosur.

Shënjestra e autorit ishte ai sipas dëshmisë së të arrestuarit pas krimit, por Vaso deklaron se nuk “i ka borxh” askujt dhe se drejtësia duhet të zbardhë ngjarjen.

“Është një ngjarje që si kam borxh njeriu. Atë djalin(autorin) dhe familjen e tij nuk i njoh fare as si emra dhe as si fytyra. Se për çfarë e ka bërë ai atë veprim shteti do ta zbardhi.

Unë nuk i kam borxh askujt. Shtetit ja kam lënë në dorë se besoj do ta zbardh. Unë jam njeri që më njohin të gjithë dhe nuk jam njeri që merrem me intriga.

Por sot çfarë nuk po ndodh, vriten njerëzit kot pa hak dhe hile. Edhe mua më kanë vrarë dy shok të mitë të mirë, njerëz të ndershëm”, tha ai për Top Story.

 

1 Komente

  1. f
    fran

    Ky është kriminel,kur nuk i ke borxh njeriu përse rri me batigard...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje