“Dorëheqja, si një akt reflektimi dhe përgjegjësie”, Ermal Dredha: Për t’i hapur rrugë energjive dhe ideve të reja

11 Shtator 2025, 09:06Kronika TEMA
“Dorëheqja, si një akt reflektimi dhe

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka njoftuar këtë të enjte dorëheqjen nga detyra përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë si një vendim të marrë me “përgjegjësi morale dhe institucionale”.

Në një letër drejtuar qytetarëve dhe kryeministrit, Dredha thekson se kjo dorëheqje është një akt reflektimi dhe jo një largim nga përgjegjësia publike.

Reagimi i plotë: 

Të nderuar qytetarë të Vlorës,

Me mirënjohje dhe përulësi, për gjithçka ndamë bashkë përgjatë këtij rrugëtimi, bashkë me falenderimet e pafundme për çdo mbështetje, po ndaj me ju letrën time të dorëheqjes!
Shpresoj në mirëkuptimin tuaj, me bindjen që Vlora ka plotë mundësi për kontribute të vyera! Si djalë i këtij qyteti kaq të dashur, do të shërbej në çdo formë, njësoj siç kam bërë çdo ditë të karrierës sime diplomatike sepse e vetmja gjë që mbetet e pandryshuar është që Vlora do të jetë gjithnjë e para në zemrën time! ????

I nderuar z. Kryeministër,

Sot, me përgjegjësinë më të lartë morale dhe institucionale, kam vendosur të paraqes dorëheqjen time nga detyra si Kryetar i Bashkisë së Vlorës.
Ky është një nga ato momente ku fjala nuk del lehtë, jo sepse mungon bindja, por sepse pesha e asaj që dua të them është e madhe dhe shumë e ndjeshme për mua si njeri, si shërbyes publik dhe si bir i këtij komuniteti që e dua me gjithë zemër.

Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që janë shfaqur gjatë rrugës, kam besuar gjithmonë se transparenca dhe puna e ndershme janë baza mbi të cilat ndërtohet një shërbim i mirëfilltë ndaj komunitetit.
Kam jetuar çdo ditë të këtij detyrimi me përkushtim të plotë dhe zell. Kam bërë më të mirën që kam ditur e mundur, ndoshta jo gjithmonë mjaftueshëm, por gjithmonë me ndershmëri. Kam qenë pranë njerëzve në ditë të mira dhe në ditë të vështira, dhe i kam ndjerë hallet dhe shpresat e tyre si të ishin familja ime.

Megjithatë, besoj se në një moment të caktuar është e rëndësishme të dish të largohesh me dinjitet, për t’i hapur rrugë energjive dhe ideve të reja.

Dorëheqja ime vjen si një akt reflektimi dhe përgjegjësie. Rrethanat aktuale, familjare dhe personale, apo dhe ato politike e administrative, më shtyjnë të besoj se dorëheqja ime është veprimi mëi drejtë në këtë moment. Ky vendim nuk nënkupton largim nga përgjegjësia publike, por është një akt i vetëdijshëm për të krijuar hapësirë për ide dhe ritme të reja zhvillimi për bashkinë tonë.

Z. Kryeministër,

Ju falënderoj për bashkëpunimin institucional! Ky vendim nuk ndryshon as respektin dhe as përgjegjësinë që ndjej ndaj vendit tim dhe ndaj qytetarëve tanë.
Ju falënderoj për çdo mbështetje që më keni dhënë dhe për çdo shpresë që kemi ndarë së bashku. Unë mbetem i përkushtuar ndaj komunitetit tim dhe do të vazhdoj të kontribuoj në forma të tjera për të mirën e përbashkët.

Me respekt të thellë,
Ermal Dredha

16 Komente

  1. C
    Ccc

    Ik mër idiot Kur e merr detyrën e pyet mirë bythën

    Përgjigjjuni
    1. G
      Go West

      Nje fjale e urte thote: Mos e bej prift e ti rruash mjekren. Urime Ermal, e tregove veten si djale Vlore e nip nga varfajt e mrekullueshem. Suksese! Vlonjatet i ka zene halli keq. Saliu dhe banda e tij nuk duan as Vloren dhe as vlonjatet, Edi dhe manet "strategjike" te tij e duan Vloren, po pa vlonjatet. Te pafuqishem perballe ketij perdhunimi te Vlores, e vetmja qe ngelet:Te bejne çfare te duan, por une te mos jem aty.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andi

        Pse nuk ta mban te thuash qe nuk ke b... tu dalesh perpara atyre qe duan ta shkaterrojne Vloren dhe rrethinat! Cila eshte pergjegjesia dhe reagimi!!! Je shume i vogel per postin qe kishe dhe zar i Edit!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Latifi

          Edi Rama keshtu nuk ka dashur asnje te vetem nga kryetaret e Vlores. Do vije nje dite qe kane per ti rene kokes gjithe cfare po i ben Vlores.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sovrani

            Er e Malit dredha-dredha ! Ta kemi thënë 100 herë o i biri Nekiut që nuk ishe për atë punë dhe nuk e bëje dot... Gamor ti e gamor kush t'vuni! (Ti je drejtpërdrejtë dështimi i e-Dramës). Karma is a Bitch!

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ivana

              Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

              Përgjigjjuni
              1. V
                VLONJATI

                IKNI ORE DEBILA VLORA ISHTE GERMADH.. TE KESH KETE POST DUHET TE KESH BYTH NUK ESHTE 8 ORE PUNE, ME PAK FJALE JO ZYRTARE I RENDOMTE. ERMALI NUK ISHTE PER KETE POSTE DHE BERI GABIM QE E MORI.

                Përgjigjjuni
                1. r
                  rrofte kumandari

                  doreheqje e leshit. Po kush nga ju hajdutet me thes e leshin karrigen vete o djali Nekiut ? Te ka pushuar kumandari nha puna thuaj e leri pallavrat

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pandi

                    Z. Dredha nje burre me shume vlera njerezore dhe profesionale qe kush e njeh e çmon si nje njeri qe nuk ben kompromise, me shtylle kurrizore. Eshte vyrtyt te terhiqesh me dinjitet, ndaj mos e gjykoni, beri sa mundi. Vlora eshte e veshtire per shume arsye. ... I uroj qe ti shkoje mbare jeta dhe angazhimet e radhes profesionale.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      E vertet

                      Shume e thjesht, Rama te shet.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nje I lindur dhe I rritur ne ato vise ...

                        Kjo gjuhe parafabrikate , e llamarinte , nje refren I bezdisur , nuk kumton asgje , e sheqerte ne aparence , por egersisht kategorike per te mbuluar te verteten . Kjo gjuhe Tash e kush e di sa kohe , eshte bere universals dhe e gjithkohshme . Edhe gjuha e te birit te Neki Dredhes , nuk mund te devijonte nga KY arketip , nga arketipi I pangopesise dhe babezise berishiste , te cilen E. Rama , si silazh izmash , e ka vendosur ne skakieren e moderrnitetit ( te vjedhesh e te plackitesh vendin tend , je avanguarda , modern !!!)

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Andi

                          Ermalin e njoh qe femije jemi rritur bashke, eshte djale I mrekullueshem.Beri sa mundi .Vlora per vete cfare eshte ka shume problematika dhe shume te mbartura ne vite.Pse cfare ben me shume ata te meparshmit? Ky ne cdo problem ishte atje. Mos beri Leli...? Mos flisni kot ne ajer.Beri nje akt qytetarie.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Eraldo

                            Andi mèse e vertet aty tani me menyren si eshte ndertuar cdo gje nuk ka burre ne ti dali mbane,ne nje krah i madhèrishmi qe ben si sulltan..lè kè i do qejfi atij te ndertoj e prish ke i do atij s.. Ermali ishte ne mes te dy zjarreve me prishjet pa kuptim ne Vlore. Bollni me komentet pa ditur gjè ..

                            Përgjigjjuni
                            1. KRITIK

                              PERSON ,E DINJITETPROTESTI, NDAJ QENDRIMEVE TE EDI RAMES. POSTIN E KRYEMINISTRIT E PERDOR PA RESPEKTUAR PUSHTETET/AI DENIGRON NJERZIT DUKE VUAJTUR NGA KOMPLEKSI I SUPRIORITETIT . QOU VADIS !!!!!! MENDJEMADHESIA TE CON ATY KU KY KRYEMINISTER SKA PARE GJE AKOMA. JETA VERTETON DHE NUK HARRUN.

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Jeniceri

                                Ermal ! Nuk u hyje ketyre punve te tua personale .Nuk gjukoje as punen tende ,se keto ne Shqiperine ,ku komandojne struktura jashte realitetit dhe deshires se popullit ,azgje ska vlera per karjeren e nje intelektuali . Rama ka stil te komandimit me ane te cipave lepires . Me metoda, qe sukseset i merr per vehte dhe gabimet ua faturon te tjerve .Dorheqja ne keto kushte nuk eshte dobsi, por rrevolte e brendshme e njerzve, qe nuk gjejne vehten e tyre ne keto pune publike . Verioret kane metoda te tjera komandimi . Nuk duan askend tu kundershtoje . Jane hakmarres dhe per te realizuar qellimet e tyre te hiqen si mike e shoke pune . Te lavderojne edhe kur se meriton ,por me pas prit goditjen .

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vjosa

                                  Nuk mjafton të jesh djal i mirë ,për të qënë edhe kryetar i mirë.Drejtimi i një institucioni nuk mësohet ,ai veç dijeve kërkon edhe ca gjëra të lindur nga natyra. DMTH drejtimi është dhunti.Mund të jesh mësues i mirë por jo drejtor i mirë.Aftësitë drejtuse e organizative janë të londura.Ermali është shumë djal i mirë dhe nga që është i ndershëm e i përgjegjshëm është lodhur më shumë nga të gjithë pavarësisht aritjeve.Si i tillë ai ngelet një aset me vlerë për Vlorën dhe për familjen e madhe SOCIALISTE.Mos haroni Vlora e Vlonjatët pa u hapur janë të vështirë.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje