Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 5 të Durrësit.
Një burrë ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike dhe në kushtet e lagështirës.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërkohë që policia konfirmon se ai humbi jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Kujtojmë se pak ditë më parë në Lezhë një 16-vjeçare humbi jetën pasi ra në kontakt me kabllo elektrike të zhveshura.
Lini një Përgjigje