Po kriminalizohet sjellja e avokatit/ Logu pas kërkesës së SPAK: “Nuk kam kryer asnjë veprim të paligjshëm”

10 Shtator 2025, 14:42Kronika TEMA
Po kriminalizohet sjellja e avokatit/ Logu pas kërkesës së SPAK:

Avokati Besart Logu, ndaj të cilit GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ka reaguar publikisht këtë të mërkurë përmes një deklarate zyrtare.

Logu tregon se është ndaluar në hyrje të pallatit nga agjentë të Krimit Ekonomik, teksa po shoqëronte vajzën e tij në kopësht. Atij iu komunikua vendimi për masën e sigurisë, si dhe u krye kontroll në banesë dhe në zyrën e tij. Sipas avokatit, gjatë kontrollit nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm apo provë që lidhet me objektin e hetimit.

Në reagimin e tij, Logu thekson se nuk ka kryer asnjë veprim që mund të ngrejë dyshime për ndonjë vepër penale. Ai nënvizon se gjatë gjithë karrierës ka ushtruar profesionin me devotshmëri dhe brenda kornizave ligjore, duke shërbyer vetëm në interes të klientëve.

“Nuk jam përfshirë në asnjë episod korrupsioni apo akt të paligjshëm. Kam bërë vetëm punën e avokatit dhe jam i gatshëm të provoj çdo akt timin para drejtësisë”, deklaron Logu, duke shtuar se akuzat e Prokurorisë nuk sjellin asgjë të re përveç përditshmërisë së një avokati.

Ai shprehet se në këtë rast po tentohet “kriminalizimi i sjelljes së avokatit”, duke iu referuar edhe ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, të cilat sipas tij, e kthejnë deri edhe diferencën e pagesës për shërbim ligjor në element penal.

2 Komente

  1. A
    Aron

    Thesi i mutit.

    Përgjigjjuni
    1. Analist

      Po ta thane o Loku cfarr ke bere shko mo sqarohu atje ku duhet .C na sqaron ne plpullin e thjeshte ne nuk te mbrojme dot.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje