Kultivuan bimë narkotike në fshatin Selckë e Madhe, arrestohen dy vëllezërit në Memaliaj

10 Shtator 2025, 14:28Kronika TEMA
Kultivuan bimë narkotike në fshatin Selckë e Madhe, arrestohen dy

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Memaliajt pasi kishin kultivuar 32 bimë kanabis në pyllin e fshatit Selckë e Madhe, në vendin e quajtur "Daullëz".

33 dhe 36-vjeçari u kapën 'mat' nga uniformat blu në parcelë. Blutë bëjnë me dije bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Njoftimi i Policisë:

Memaliaj/Vijon plani operacional policor, antikanabis, i koduar “Koordinata”.

Kishin kultivuar bimë narkotike në pyllin e fshatit Selckë e Madhe, arrestohen 2 shtetas (vëllezër).

Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, goditën në kuadër të planit operacional “Koordinata”, një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Konkretisht, gjatë kësaj faze të planit operacional, u vunë në pranga shtetasit S. A., 33 vjeç dhe H. A., 36 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Selckë të Madhe.

Nga hetimet dyshohet se ata kishin kultivuar 32 bimë narkotike Cannabis Sativa, në një zonë të pyllëzuar, në vendin e quajtur "Daullëz", në fshatin ku banonin.

Kontrollet në kuadër të planit operacional "Koordinata", vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje