Mashtroi klienten e saj dhe i mori një shumë të madhe eurosh, shpallet në kërkim avokatja nga Lushnja

10 Shtator 2025, 10:50Kronika TEMA
Mashtroi klienten e saj dhe i mori një shumë të madhe eurosh,

Një avokate me banim në Lushnjë është shpallur në kërkim nga Policia pas denoncimit të një gruaje.

Denoncuesja pretendon se avokatja me iniciale K. K., 59 vjeçe, i ka marrë një shumë eurosh duke i premtuar përshpejtim të procesit në regjistrimin e pronës së saj.

Sakaq, hetimet po vijojnë për verifikimin e rastit ndërsa po punohet për arrestimin e 59-vjeçares.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare shpallën në kërkim shtetasen K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë, me profesion avokate, pasi ka kallëzuar një shtetase, se i ka marrë një shumë eurosh, duke e mashtruar se do të përshpejtojë procesin për regjistrimin e pronës së saj. Punohet për kapjen e shtetases K. K., si dhe për verifikimin e kallëzimit”, njofton policia.

 

1 Komente

  1. s
    sapa

    Ku ka te ndershem ne shqiperi?akoma nuk u mesuan shqiptaret?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje