A duhet të zëvendësohen Noka e Bardhi në PD? Xhaferri: Jam për përmirësim…

10 Shtator 2025, 08:47Kronika TEMA
A duhet të zëvendësohen Noka e Bardhi në PD? Xhaferri: Jam

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i ftuar në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin, u pyet nëse është pro ndryshimit të kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi dhe sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka.

Xhaferri theksoi se këto vendime i takojnë vetëm forumeve të brendshme të partisë dhe se mendimi i tij personal nuk ka peshë të veçantë. “Ato i vendosin forumet e brendshme. Mendimi im, jam apo nuk jam, ka zero interes. Unë një votë kam dhe do ta jap për personin që unë mendoj dhe vota është e fshehtë. Nuk bëj ndonjë mbështetje publike. Unë koleg i kam të gjithë,” u shpreh ai.

Më tej, Xhaferri tha se është për përmirësim, jo për ndryshim të thjeshtë. “Unë jam për përmirësim. Jo ndryshim për keq, por për përmirësim. Po u ndryshua, të ndryshohet për t’u përmirësuar, jo thjesht të ndryshojmë edhe të ndryshojmë. Kështu që patjetër, të shohim kandidaturat,” shtoi deputeti demokrat./A2CNN

1 Komente

  1. M
    Munika

    Se pari duhet nderruar fashisti non grata e pastaj me radhe vjithe bythelepiresit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje