Aksidenti me 2 të vdekur në aksin rrugor Krumë-Golaj, arrestohet shoferi 19-vjeçar

9 Shtator 2025, 16:03Kronika TEMA
Aksidenti me 2 të vdekur në aksin rrugor Krumë-Golaj, arrestohet

Policia e Kukësit ka arrestuar 19-vjeçarin që u përfshi në aksidentin rrugor me 2 të vdekur në aksin Krumë-Golaj.

19-vjeçari, pa patentë, drejtonte automjetin që u përplas me makinën tjetër ku udhëtonin dy viktimat Zef Ngjeçi 64 vjeç dhe shoferi N.S. 68 vjeç.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Krumë-Golaj”, bëjmë me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 19 vjeç, banues në fshatin Nikoliq, pasi nga përplasja e automjetit që ai drejtonte pa leje drejtimi me automjetin me drejtues N. S., 68 vjeç, banues në fshatin Vlahën, humbën jetën shtetasi N. S. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi Z. N., 64 vjeç, banues në fshatin Nikoliq”, thuhet në njoftimin e policisë.

2 Komente

  1. d
    dori

    Në çdo qytet ka plot të rinj pa patentës që qarkullojnë lirshëm,le të bëj një aksion policia dhe do ti shikoni rezultatet.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beqiraaaaaa jeni njisha.....

      Me daten nje shtator kisha thexuar ne nje koment se ki muaj nuk do te dal keq(me humbje) perspectiva eshte te pakten nga nje gyzel m'dite te "haj" i thone 30 koke,por me rithmon qe ka nisur do te shkoi ne 60 a me shume .....as ne Ukraine (lufte)nuk kemi kaq viktima!!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje