Kryeministri Edi Rama në ditën e dytë të Konferencës së Ambasadorëve 2030, ka theksuar nevojën për një qasje më të ashpër ligjore ndaj zjarrvënësve.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se për ndërtuesit pa leje.
Kreu i qeverisë theksoi se zjarrvënia është një akt i paramenduar që rrezikon trashëgiminë natyrore dhe jetën e shumë njerëzve, duke e cilësuar si një formë të vrasjes me qëllim.
“Dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se ndërtuesit pa leje. S’mund të dënohet vendosja e një zjarri në Gramsh 3-8 vjet dhe një ndërtim i paligjshëm në një zonë pylli të mbrojtur 5-10 vjet.
Ndërtimi i paligjshëm mund ta prishet ndërsa për rigjenerimin pyjeve duhen vite të tëra. Zjarrëvëniet duhet të trajtohen si vrasës dhe zjarrëvënia e qëllimshme duhet të ndëshkohet njësoj si vrasja.
Në kushtet kur trashëgimia e shumë brazave shkrihet brenda 2 apo tre netësh dhe jetët e njerëzve vihen në rrezik, ndërkohë që bashkë me pyllin ikën edhe shtëpia. Kjo është vrasje me paramendim”, tha Rama.
Zjarrvenesit me qellim, jane me shume se nje kriminel.
po per sigurine ushqimore kur do te flsesh o naltgjatesia juaj? si hap pare beji terrorriste ushqimore? me fjale te tjera kush helmon shqiptaret hidhjani celesin ne det