“Më preu rrugën me makinë të blinduar dhe më shau”, Erogen Vaso rrëzon alibinë e Ragip Gilës

9 Shtator 2025, 12:42Kronika TEMA
“Më preu rrugën me makinë të blinduar dhe më

Është marrë në pyetje nga oficerët e policisë kriminale Erogen Vaso Brajoviç, që dyshohet se ishte shënjestra e masakrës së ndodhur ditën e djeshme në mes të Shkodrës.

Ai i mbijetoi atentatin, por jo dy miqtë e tij, Armando Pali dhe Liridon Krahja.

Para grupit hetimor Erogen Vaso ka rrëzuar alibinë e autorit Ragip Gila, duke thënë se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me të, sipas burimeve të gazetares Dorjana Bezat. 

“Nuk kam konflikte, jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet”-ka thënë ai.

Nga ana tjetër Ragip Gila pretendon se para disa muajsh, Erogen Vaso i ka ndërprerë rrugën me makinë të blinduar dhe e ka sharë. Policia dyshon se vrasja është me pagesë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës. Autori 29-vjeçar hyri brenda në lokal dhe qëlloi me breshëri. Armando Pali, i cili po pinte kafe me Erogen Brajoviçin, ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa truproja e këtij të fundit, Liridon Kraja (Lushi) vdiq në spital. Dy plumba mori edhe Meri Kaceri, kamarierja 25-vjeçare e lokalit, e cila gjithashtu nuk ka rrezik për jetën.

8 Komente

  1. S
    Salihi

    Ky trapi qe e kane futur ne loje mesa duket done me lane edhe familjen e shkrete qe me zi fiton nje cope buke, vareni per bolesh e do ju diftoje se e ka ba per 10 lek pune qelbesirash ,kesi mlyshash ka shume ne Shkoder

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zeni

      Sali luzha licet kulla vrasin bajret e vis martinit Sali zen

      Përgjigjjuni
      1. f
        fran

        Ky është kriminel....deri sa thotë që nuk kam armiq përse qëndron me batigard...

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati

          Rroftë demokracia! Poshtë komunizmi! Tash jena t’lirë me vra e vjedh e me ba gjithë pislliqet e kësaj bote ktu në Shkodër e jashta saj.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alberti

            Kur te vriste sigurimi i shtetit pa ligj ishim mire! Kurvte merrte dhe pronen po aq mire! Kur nuk flisje, besoje ne Zot e nuk dilje dot nga vendi ishim mire!

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bruno

              Ik o bythqire. Komunist i karit. Do zoti gjithe rraca juaj u shpartallofte

              Përgjigjjuni
            2. .
              ......

              te dy e dine te verteten ,asnje nuk flet !

              Përgjigjjuni
              1. F
                Futja vetes

                Shkodrani i ban tana.....dy fise e bien vërdallë deri sa te zhduken pastaj do te qetësohet gjendja

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje