Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët në masakrën e djeshme në lagjen “Qemal Stafa” të këtij qyteti, ku autori Ragip Gila qëlloi me armë zjarri dhe si pasojë humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.
Sipas policisë 39-vjeçari Barush Bregu (Bajram Bregu) dhe një 17-vjeçar janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë siguruar armatimin.
Një banesë, në pronësi të një gruaje që ndodhet jashtë shtetit, të cilën dy personat e shpallur në kërkim e kishin përshtatur si bazë për të ruajtur armët e municionet luftarake u zbulua nga policia.
Policia, sekuestroi 1 automatik, 6 pistoleta, fishekë, 45 kapsolla detonatorë, një ‘Audi’ me targa të vjedhura në Lezhë, 5 dronë dhe 5 aparate fotografike.
Lini një Përgjigje