U ekstradua nga Republika Domenikane, lihet në burg anëtari i grupit të Çopjave

9 Shtator 2025, 13:53Kronika TEMA
U ekstradua nga Republika Domenikane, lihet në burg anëtari i grupit

Gjykata e Posaçme ka lënë fuqi masën “arrest me burg” për Vilson Pepën, i ekstraduar dy ditë më parë nga Republika Dominikane. 

Vilson Pepa është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai konsiderohet si anëtar i grupit kriminal që trafikonte drogë dhe që drejtohej nga Ervis Çela dhe Franc Çapja.

41-vjeçari ishte në kërkim nga SPAK lidhur me një ngarkesë prej 11 tonë kokainë, një pjesë e të cilës u kap në Roterdam, Holandë, në nëntor 2020.

Sipas të dhënave, Pepa është arrestuar në Santo Domingo dhe kishte me vete dokumente shqiptare dhe italiane. Në momentin e arrestimit atij iu gjetën 5 aparate të enkriptuara dhe para “cash”.

1 Komente

  1. T
    Të flasim hapur

    Çfare është ky lajm? Apo pritej ndonje gjë tjetër? Jo, se mund të lexonit: "I ekstraduari nga Republika Dominikane shpallet i pafajshëm në Shqiperi". Mos ju duket çudi. Ne kemi gjykates magjistarë. Fap, dalin private e pafajsisë. Po që keshtu, ky është lajm. Pra, lajmi duhet të ishte: "Risi, në Shqiperi. Gjykatesi nuk ja del dot të nxjerrë të pafajshëm një kriminel. Keshilli i Lartë i Drejtesisë KLD është mbledhur ne një seance të jashtëzakonshme të vleresoje aftesine e gjykatesit, mbas ankesës që bëri i ekstraduari. Premtimi ishte që do ta nxirrnin të pafajshem nga seanca. Nuk ka lezet keshtu. Burri qe eshte burrë e mban llafin. Gjykates i paaftë".

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje