Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme në orën 13:00 Kryesinë e partisë, e cila do të jetë edhe hera e parë që kjo strukturë takohet pas zgjedhjeve të 11 majit.
Sipas njoftimit të dhënë nga demokratët, në mbledhjen e Kryesisë, PD do të diskutojë mbi vendimarrjen e saj në lidhje me qëndrimet e opozitës ndaj farsës zgjedhore dhe zhvillimet politike në vend.
Mbledhja e cila do të nisë në orën 13:00 do të nisë me një fjalë nga kryetari i partisë Sali Berisha në sallën “Azem Hajdari” drejtuar anëtarëve, ndërsa më pas pritet që diskutimet të zhvillohen me dyer të mbyllura.
Më herët eksponentë të PD-së kanë thënë se forumet e partisë si Kryesia dhe Këshilli Kombëtar do të jenë ato që do të vendosin edhe për vijueshmërinë e aksionit opozitar.
Duhet te kete ngrene fasule, se mban vetem era pordhe.
Do shaje nga fillimi deri ne fund.
Do të shkojnë në parlament se duan rrogën dhe dietat. Do bëjnë edhe " protesta"????