Tre persona janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Beratit pasi Kroacia bllokoi dhe asgjesoi rreth 8 ton domate me pesticide të eksportuara nga Shqipëria.
Në pranga është vënë administrator i subjektit eksportues “Era fruit”, Mariglen Qorri si edhe dy inspektorë të AKU-së në Berat, Ronaldo Lika dhe Griselda Doksani.
Analizat kanë treguar se domatet që u bllokuan më 27 gusht kishin nivel të preparatit “Chlorfenapyr” mbi normat e lejuara, 0.06 mg/kg nga 0.01 mg/kg që duhet të jetë.
Policia thotë se administrator 40-vjeçar për të shmangur përgjegjësinë ligjore ka përdorur fatura fiktive blerjeje nga fermerë të tjerë, ndërsa dy inspektorët, akuzohen se kanë tjetërsuar faktet, pasi edhe pse kanë konstatuar shkeljet nga subjekti, kanë marrë si të rregullta faturat fiktive.
Njoftimi i policisë:
Berat/ Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, operacioni "Again".
Prodhoi dhe eksportoi drejt shtetit Kroat, perime me nivel të lartë preparati "Chlorfenapyr", si dhe me fatura fiktive blerjeje, vihet në pranga administratori i subjektit.
Në pranga dhe dy inspektorë të AKU Berat, pasi gjatë kontrollit që kanë kryer në këtë subjekt, kanë plotësuar praktikën në mënyrë fiktive.
Sekuestrohen perime të ndryshme të cilat dyshohet të jenë të kontaminuara me sasi preparati.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, pas informacioneve të marra se në një subjekt grumbulloheshin dhe eksportoheshin perime, për të cilat kishte paligjshmëri në eksportim, organizuan punën dhe finalizuan operacionin "Again".
Gjatë operacionit u vunë në pranga 3 shtetas, konkretisht:
-M. Q., 40 vjeç, banues në Kuçovë, administrator i subjektit të grumbullimit dhe eksportimit të perimeve. Ky shtetas kishte prodhuar dhe më pas kishte eksportuar drejt shtetit Kroat, 8 tonë domate të cilat pas analizave të kryera kishin rezultuar me përbërje të lartë të preparatit "Chlorefenapyr", dhe ishin asgjësuar nga autoritetet kroate. Gjithashtu, për të shmangur përgjegjësisë ligjore ky shtetas ka përdorur fatura fiktive blerjeje nga fermerë të tjerë;
-R. L., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe G. L., 25 vjeçe, banuese në Berat, të dy inspektorë të AKU Berat, pasi kanë kryer kontrolle në këtë subjekt dhe praktikat e mbajtura kanë rezultuar të plotësuara në mënyrë fiktive, duke mos bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe bllokimin e tyre, si dhe kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve nga shtetasi M. Q., duke tjetërsuar në këtë mënyrë faktet në lidhje me produktet e konstatuara me nivele të larta preparati.
Nga kontrolli i ushtruar në magazinën e shtetasit M. Q., u sekustruan perime të ndryshme dhe u morën mostra për analiza, pasi dyshohet se mund të jenë me përbërje të lartë preparatesh.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Mirë Kroacia u bëri analizat, po ne të varfrit konsumatorë shqipetare, kush do na mbrojë nga keta kriminelë super mashtruesa ?
Po behemi tmer i Europes ,,droge, vrasje,Tani po fillojme dhe helmimin e Europes se ketu ka kohe qe ka filluar e mo Xhaxhi Enver, ilac ishe per kete popull te shartuar keq
Lushnja prodhon pjeshkë me pesticide, Berati domate me pesticide. Një tjetër sjell mish kau nga Brazili dhe shalgjati rreket të na gënjej si Evropa do të na hapë dyer në 2030. Një shtet mizerabël që pas viteve 90 (megjithë rrotacionin) nuk po vihet në binarë (korrupsion galopant në të gjitha sektorët ekonomik e shoqëror dhe gangrena e ndëtimeve pa leje). Shembulli real se vetëm kur jemi drejtuar nga njerëz autoritarë (Zogu dhe Enveri) kemi bërë shtet, tregon nivelin e ulët kulturor të një kombi. Fatkeqësi që po na përndjek, me dekada.
Kapeshin 2 kg kanabis dhe kalonin tonelata te tjere me maune.