Kishte kultivuar 137 bimë kanabisi në fshatin Jubicë, arrestohet 54-vjeçari në Malësinë e Madhe

10 Shtator 2025, 10:42Kronika TEMA
Kishte kultivuar 137 bimë kanabisi në fshatin Jubicë, arrestohet

Një 54-vjeçar i cili kishte kultivuar 137 bimë narkotike kanabis në fshatin Jubicë është vendosur në pranga.

54-vjeçari me inicialet I. R u kap në flagrancë teksa ishte në parcelë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasin I. R., 54 vjeç, banues në fshatin Jubicë.  

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me DVKM Shkodër, dyshohet se ky shtetas ka kultivuar 137 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në tokë publike, në fshatin Jubicë, vend ku u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies”, informoi sot policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje