
Një 37-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me pesë plumba gjatë mesnatës në Selanik. Ai u qëllua për vdekje para pallatit ku banonte, shkruajnë mediat greke.
Sipas informacioneve të fundit, ekzekutorët kanë qëlluar disa herë. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes disa gëzhoja.
Paraprakisht dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa 37-vjeçari u gjet i përgjakur në trotuar.
Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
OOOOO TEMA, vertet, ky eshte lajmi qe une, ti ai tjetri duhet te lexoje qe ne mengjes????!!! JENI goditur keq nga djelli.....Pse, mo gazetar, lexuesi juaj ta nis diten me kete lajm ???!! Jeni bere te gjithe per te ardhur keq!!! P.s Sigurisht qe une nuk e lexova fare lajmin, por e hapa TEME-n dhe pashe qe KY ishte i vetmi lajm i pare ne 09.15, qe gazetaruci juaj mundi ta publikonte qe ne pike te mengjesit.... Vetem per respekt te TEME-s dhe z. MERO, por do ta shaja kete gazetaruc me ""kuc e me mac""
Po kete kush e vrau, Greket apo Shqipetaret?