I biri i deputetit socialist i fiku cigaren në trup të dashurës, i vëllai kërcënoi drejtorin e policisë: Kush janë Rexhep e Xhelal Rraja

8 Korrik 2023, 09:45Kronika TEMA

I biri i deputetit socialist i fiku cigaren në trup të dashurës,

Djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Rexhep Rraja është shpallur në kërkim nga policia lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Krujë, ku u dhunuan barbarisht dy persona nga fisi Maja, në një lokal.

Konflikt që më pas degradoi në përdorimin e shkopinjve të bejsbolli e shqelma.

Por djali i deputetit të PS, më herët është përfshirë në një tjetër ngjarje të dhunshme.

Rasti i Xhisiela Malokut ishte ai që bëri bujë dhe shkaktoi reagime të forta, pasi djali i deputetit të PS, u akuzua për dhunimin e të resë.

Kujtojmë se dhunimi i vajzës në atë kohë u bë publik, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë.

Kujtojmë se ish-oficeri i Policisë, Emiljano Nuhu gjithashtu në atë kohë deklaroi se pas këtij denoncimi ishte kërcënuar më armë nga vëllai i deputetit të PS, Xhelal Rraja për të mbyllur dosjen.

Ndërsa në dëshminë e saj Xhisiela Maloku rrëfeu dhunën e ushtruar në një dhomë hoteli.

Ajo tregoi se është njohur me djalin e deputetit në vitin 2012, dhe kishte qenë e lidhur me të deri në vitin 2017.

Maloku po ashtu rrëfeu se konfliktet me ish të dashurin e saj, djalin e deputetit të PS, i kanë ardhur pas ndarjes.

Pjesë nga dëshmia e Xhisiela Malokut në 2018:

Në deklarimin që ka dhënë para oficerit të Policisë Gjyqësore Emiljano Nuhu, më datë 30 korrik të këtij viti, Xhisela Maloku shpjegon me detaje episodet e dhunës, përndjekjes dhe kërcënimeve nga ana e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit Rrahman Rraja.

Gjithashtu, ajo shpjegon edhe arsyet pse në disa raste është detyruar nën presionin e dhunës, kërcënimeve verbale dhe me armë në kokë, të tërhiqet në momentet e fundit, sa herë që ka shkuar për të bërë kallëzim në disa komisariate policie.

Xhisela Maloku ka shpjeguar edhe arsyen pse i është drejtuar Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Durrës, sërish për të bërë kallëzim, edhe pse edhe në atë rast sërish është kërcënuar. Madje, gjatë gjithë kohës që ishte aty, ajo tregon se Rexhep Rraja e ka mbajtur pistoletën në brez.

Sipas saj, tek SHÇBA është paraqitur pasi është kërcënuar me jetë në zyrën e oficerit Gentjan Çitozi, ku kishte shkuar për të denoncuar Rexhep Rrajën, nga ky i fundit, babai i tij dhe 3 persona të tjerë, të afërm të tij.

Madje e kanë detyruar që të dilte nga zyra, edhe pse ajo thotë që nuk guxonte të dilte, sepse disa persona të tjerë ia bënin me shenjë se do ta vrisnin në rast se nuk e tërhiqte kallëzimin.

E pasi është detyruar të dalë, e kanë çuar te makina dhe e kanë goditur me grushte në bark e i kanë vënë pistoletën në kokë. “Nuk guxoja të dilja nga zyra e oficerit Gentjan Çitozi, se ishin disa persona të tjerë dhe ma bënin me shenjë që do të vrasim në qoftë se nuk tërheq kallëzimin. Personat rrinin në ambientet e Policisë Fushë-Krujë.Dua të shpjegoj që aty më morën një avokat dhe një psikologe kundër dëshirës sime dhe më thoshin:

“Ti je budallaçkë dhe do të firmosësh deklarimin që do të përpilojë oficeri Gentjan Çitozi, se është miku jonë”. Unë ndenja rreth dy orë duke mos e firmosur deklarimin, por ishte e pamundur se po më kërcënonin me pistoletë. Më nxirrnin jashtë zyrës dhe i thoshin oficerit: ‘Na e lër ne se e rregullojmë”, shprehet ajo në dëshmi.

DESHMIA E PLOTË

Isha te zyra e oficerit të SHKB-së në Durrës.

Pyetje: Kush të njoftoi që të paraqiteshe në Stacionin e Policisë në orën 20:00 të datës 21.07.2018 dhe të jepje deklarim?

Përgjigje: Rreth orës 20:00 ka ardhur te banesa ime, në fshatin Nikël, shtetasi Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe shtetasi Redjan Rraja dhe më kanë marrë me zor duke më thënë: “Na hape punë. Për çfarë ke shkruar përsëri në Komisariatin e Policisë Nr.3 në Tiranë dhe na ke kallëzuar?” Unë e mohova dhe i thashë që nuk kam qenë në Polici. Rexhepi më kapi nga flokët dhe më gjuajti me shkelma e më futi në makinën e tij. Aty më thoshte: “Do e tërheqësh denoncimin ose do të të vrasim”. Më vendosi në bark pistoletën. E mbushi dhe më tha: “Sot nuk ke shpëtim se na ke hapur shumë punë, kurvë e mutit”.

Pyetje: Çfarë problemesh ke konstatuar te Policia e Fushë-Krujës?

Përgjigje: Ato që shpjegova më lart. Që më kërcënonin në zyrën e oficerit që unë të firmosja dhe ai s’i thoshte asnjë gjë.

Pyetje: Cili është numri i telefonit i shtetasit Rexhep Rraja?

Përgjigje: Numri që disponoj unë është 069 85 …. Nga ky numër ky shtetas më ka marrë dhe më ka folur në rregull, nuk më ka kërcënuar, por kërcënimet m’i ka bërë gjithmonë në numër privat.

Pyetje: A të kanë ardhur sms në telefonin tuaj nga shtetasi Rexhep Rraja, me përmbajtje kërcënimi?

Përgjigje: Kërcënimet m’i ka bërë gjithmonë nga afër ose më telefononte me numër privat.

Pyetje: Çfarë numrash kanë në përdorim shoqet e tua që kanë dijeni për problemin tuaj?

Përgjigje: Erisa S. disponon numrin e telefonit 069 …, Suada Z. 067 … . Këto të dyja janë shoqet e mia që kanë dijeni për problemet e mia

Pyetje: A keni gjë tjetër për të shtuar?

Përgjigjja: Nuk kam gjë tjetër për të shtuar.

Procesverbali pasi lexohet gjendet i rregullt dhe firmoset pa vërejtje!

Ora News

29 Komente

  1. k
    k

    Shpellarët në fushë dhe qytet,tragjedia siciale më e madhe e e pakorrigjueshme kombëtare e të gjitha kohërave .

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edvin Rrahmut Rraja

      Keta jane fytyra e rilindjes! Shifini mir keta se sa te kene Ramen nuk i hyn gjembi ne kembe! Ptuuu Ju jeni rrace si ajo e Ramutit

      Përgjigjjuni
      1. R
        RRAHJA nuk.është sport, as dhunti!

        Shikp çfarë mbiemri kanë, dhe pastaj hec e flasim.

        Përgjigjjuni
    2. V
      Vuku

      Prape doli Ky palaco nuhu Nga e gjete

      Përgjigjjuni
      1. f
        fis qim

        kta qe qine grate e njeri tjetrit

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kapterri

          Shqipëria që duam

          Përgjigjjuni
          1. S
            Son

            Gurorja 100 m nga shtepite dhe nga linja tensioning te larte...zyrtaret qe kane dhene lejeni duhen hetuar e derguar ne gjykate....kaq di une...prej saj mund te vriten njerez, demtohen shtepi e rerritori....

            Përgjigjjuni
            1. D
              Denise egzemplare per kafshe te padisiplinuara

              Fisi I kafsheve duhet denuar 5 vjet burg per cdo person ne rrahjen e vellezerve.Vetem keshtu tregohet qe ka shtet.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pasues veterani

                Deputeti i PS , Rrahja , pergjegjesi penale nuk mban per djalin,por pergjegjesi morale PO. Ai duhet te japi doreheqjen si deputet,ashtu si dha doreheqen aktorja e mbrekullueshme Luiza Xhuvani. Mendoj se numri i deputeteve duhet te shkurtohet, te pakten te mbesin 100, por dhe pervilegjet duhet tu shkurtohenmse terbuan femijet. Ky eshte sistem i demokracise,apo sistem i anarshise. Keto 30 vjet kemi ate pushtetin e anarshise. E kete anarshi e sjell drejtesia. Po bene rreth dy vjet gjyqi kunder Fatmir Mediut dhe ende nuk ka perfunduar ,por shty e shty derisa ta quajne te kaluar nga proceduarat......

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Deputeti Haleja rraja

                  Kafshe te egra. I gjeni kafazin ketyre se rrezikojne miletin Edhe mbiemrin Rraja kushedi nga kane ardhur dythundraket pa bisht. Rrace muti nuk gjej dot fjale per veprimin e kruer Jane primitiv dhe shtazarak.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bureto

                    Nuk e kuptoj Ramen?! Edhe sikur 50.000 vota t'i sillte deputeti Rahman Raja nga zona e Nikles, jo më 5.000 që i sjell (ndoshta) aktualisht, me tere keto bema te familjareve te tij, qysh nga djali, vellai etj, do ta kisha detyruar me kohe te jepte doreheqjen, pa thene se nuk do duhej ta kandidonte fare në zgjedhjet e 2021.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Ledina

                      Rrahman Rrajen e mban deputet Partia Socialiste, ne nje kohe kur ai duhej te ishte ne burg, si kapobande i fisit Rraja. Nese perseri Rrahmani do te vazhdoje si deputet, lamtumire Shqiperi e shkerdhyer nga vagabondet politike!

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tetovari2

                        Kështu është kur shtetin e kapin bandat.Hajdutët bëhen deputetë,gangot bëhen komisar policie e policë ndërsa tradhëtarët e kapin drejtësinë!? Z.KM.Rama,bëne një kthesë 180 shkallësh,PASTROJE LLUMIN E SHTETIT SHQIPTAR DUKE FILLUAR NGA SHTËPIA JOTE(P.S.),SPAK,GJYQËSORI,POLICIA,SHISH ,USHTRIA ETJ. RIORGANIZOJE SHTETIN QOFTË EDHE ME GJAK E ZJARR! DO TË KETË VIKTIMA POR KËTO DO TË PLOTËSOHEN ME LINDJE TË REJA NDËRSA NËSE E HUMBIN EDHE KËTË COPË SHQIPËRI,ZOR E E KTHEJMË MË PAS!???

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mucho

                          Shoqerise civile, ngrihuni ne proteste. Viktimat edhe mund te kishin vdekur. Keta jane horrat qe I japin votat KMse. @blendi cuci, koha qe ti te ikesh se u ngrohe shume ne karrige. TURP. Ske bere asgje deri me sot. Nuk e kuptoj si arrin te justifikosh rrogen e taksa pagueseve. Welcome to Albania

                          Përgjigjjuni
                          1. k
                            k

                            Këta qelbësira nuk duhen kërkuar me polici,por duhen bombarduar me raketa bashkë me deputetin degjeneratë socialist.

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Himarioti

                              Te njejten gje biles dhe me keq bene banda e Muçobeges ne Himare ( ortakut te shefit te urbanistikes Gentjan Stratoberdhes) para tre ditesh ne mes te sezonit turistik duke tmerruar turistet , sepse Muçobega ne bashkupunim me Gentjanin ka zaptuar gjysmen e plazhit te Potamit .

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                Islamqener

                                Qe qelben

                                Përgjigjjuni
                                1. b
                                  bregdetari

                                  E pa falshme. Nuk mund të qëndroj në rrADHËT E SOCIALISTËVE NJË PRInd që ka këta fëmijë, një deputet socialist që ka marrë votat e elektorat socialist për të qënë pasqyrë e sjelljes dhe jo mënxyra e krimit. Të largohet nga grupi parlamentar.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. b
                                    bregdetari

                                    Pse nuk e shfaqni komentin tim?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

                                      Çohu ENVER dhe ZAGARET qe. ......nenen.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. a
                                        aa

                                        nuk e di pse po kur lexoj Rraja dhe i shikj fotot me kujtojne derrin e eger.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. h
                                          henri

                                          Kjo familje nuk ka asnje faj, dihet qe eshte familje kriminale dhe perkrahen nga qeveria.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Realisti

                                            Bravo deputetet e Ramës! Kështu qpen dosjet dhe shkohet në Evropë. Edhe ligjet I bëjmë vetë por ama për të tjerët.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. R
                                              Rrajat fis qelbanikesh e te degjeneruarish

                                              Mire eshte ti përgatisin vet arkivolet keta trima qyrrasher qe spasken rene me noj hundlesh deri tani,priteni kur te dalin noj dite te news 24 si viktimat e radhës.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. G
                                                Gogoli

                                                Shoqëri civile, polici, shtet dhe opozitë. Të gjitha nuk ekzistojnë.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Shqiperia qe duam

                                                  Edi Koqe Rama kerkon shuaj konfliktin mes serbve dhe shqiptareve te Kosoves kur brenda shqiperise shqiptaret po vrasin njeri tjetrin.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    E- albania ime

                                                    Kafshe me pamje njeriu! Fatkeqesia jone! Dhe jane shume .... oh sa shume! Keto kafshe jane te paret qe duan te mirat e intergrimit! Kafshe qe kane supercelular por s'dine te fusin nje numerous ne Telefonica. Kerojne gjasme ndihmen e ca rrotull, me pretending se e dine por s'eshte per ta. Sigurishte kafsheria! Nuk rritet ka mendjen e nje femije 2 vjec. Si qente! Njerez te vegjel, bythmuta e frikacak! Tremben nga civilizimi!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      Elio

                                                      Banditet e Edi Rames.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. B
                                                        Besi

                                                        Pse nuk e jepni tamam deshmine e atij oficerit? Ky Rraja i nxori pistoleten ne zyre ne prani te Taulant Balles !!! Rama e vuri minister jo per t'a luftuar krimin, por per t'a administruar. Mjere Shqiperia nga keta plera.

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje